LAJMI I FUNDIT:

Si të bëni një fole të rehatshme për beben tuaj: Ju duhen vetëm një batanije dhe një këllëf jastëku

Si të bëni një fole të rehatshme për beben tuaj: Ju duhen vetëm një batanije dhe një këllëf jastëku

Një nënë na ka treguar një truk të shkëlqyeshëm

Foleja për beben është paraparë për përdorim nga ditët e para të jetës së bebes derisa t’i mbushë katër muaj e gjysmë.

Bebja në muajt e parë të jetës përshtatet me “botën e jashtme”, në krahasim me botën e brendshme në të cilën ishte nëntë muaj. Për ata nëntë muaj, bebja, para së gjithash, është përshtatur me të rrahurat e zemrës së nënës, pastaj edhe në hapësirën e ngushtë, të mbyllur, transmeton Telegrafi.


Mu për shkak të asaj mbylljeje, është konstatuar që bebet e porsalindura flenë më qetë dhe më gjatë kur gjenden në një hapësirë të kufizuar, të ngushtë e cila u jep ndjenjën e sigurisë nga barku i nënës.

Për këtë shkak foleja për beben është produkt shumë i popullarizuar dhe shpesh gjendet në listën e gjërave të para të cilat i blejnë prindërit.

Një nënë na ka zbuluar një mënyrë të shkëlqyeshme se si shumë thjeshtë mund të bëni vetë një fole të rehatshme për beben tuaj. Ju nevojiten vetëm një batanije dhe një këllëf jastëku.

#baby #babiestiktok #sleep #doula #doulalife #postpartum #miami ♬ original sound – TikTokers

/Telegrafi/