LAJMI I FUNDIT:

Si të bëni një çantë shpine praktike nga një çantë e zakonshme?

Si të bëni një çantë shpine praktike nga një çantë e zakonshme?

Transformoni çantën tuaj me tre hapa të thjeshtë

Çantat e grave mund të jenë shumë të rënda, veçanërisht nëse i mbajnë në një krah gjatë gjithë ditës, por a e dini se mund ta transformoni secilën në një çantë shpine praktike.


Kur njëri krah lodhet, atëherë çantën e kalojmë te krahu tjetër dhe kështu me radhë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, nuk është mirë që shtylla kurrizore të ketë peshën dhe gjithë ngarkesën në njërën anë. Por me ndihmën e këtij truku që u shfaq në rrjetet sociale, çdo çantë mund ta ktheni në një çantë shpine, sa herë që lodheni ose thjesht dëshironi të ndryshoni stilin tuaj.

Kthejeni çdo çantë mbi një krah në këta tre hapa të thjeshtë:

1. Vendosni rripin e çantës mbi kokë.
2. Uleni deri në bel.
3. Kalojeni çantën mbi kokë.

Është e rëndësishme të ulni çantën në dysheme për aq kohë sa të mundeni, dhe më pas ta vendosni mbi kokë.

Kjo do të funksionojë me çdo çantë që ka vetëm një rrip ose zinxhir pak më të gjatë. /Telegrafi/