Ushtrimi i TENDOSJES për super-bel dhe qëndrimi i drejtë i trupit.

Ushtrimi i tendosjes është ideal për kurrizin tuaj, mirëpo me ndihmën e tij mund edhe të aktivizoni pjesën e poshtme të stomakut.

Ky ushtrim lidhet me ushtrimin e rezistencës, transmeton Telegrafi.

Pas rezistencës, mbështetjen nga majat e gishtave kalojeni në gjunjë dhe në pozitën galiç shtrini duart sa më larg nga vetja.

Merrni frymë dhe nëpërmjet nxjerrjes së frymës filloni të ngriheni ashtu që ashti pubik të shtyhet përpara apo në drejtim të mjekrës.

Në atë moment tendoseni edhe më shumë pjesën e poshtme të shpinës, derisa pjesa e poshtme e stomakut të aktivizohet.

Duke e kontrolluar stomakun, ngadalë ngrihuni nga dyshemeja, ndërsa shuplakat të rrëshqasin nëpër dysheme – derisa të drejtoheni ashtu që me duar të mund të bëni rrethin mbi kokë dhe të mendoni ndonjë dëshirë të mirë për ditë të re.

/Telegrafi/