LAJMI I FUNDIT:

Si ta zgjidhni karrocën e duhur për beben tuaj?

Si ta zgjidhni karrocën e duhur për beben tuaj?

Karrocat për fëmijë janë një investim i domosdoshëm për çdo prind, pasi ato janë mjeti i parë për transportin e fëmijëve, duke ofruar siguri, komoditet dhe mundësinë për t’u lëvizur lehtësisht

Ato janë një mundësi e shkëlqyer për të shijuar kohën jashtë në ajër të pastër dhe për të udhëtuar në mënyrë të rehatshme, pavarësisht kushteve të motit ose sipërfaqes së rrugës.

Zgjedhja e karrocës së duhur është thelbësore për të siguruar një përvojë të sigurt dhe të rehatshme për fëmijën tuaj, si dhe për t’ju mundësuar ju si prind të keni lehtësi në lëvizje.


Para se të shpenzoni për një karrocë bebesh duhet të vlerësoni disa gjëra tek ajo në mënyrë që të bëni zgjedhjen e duhur.

Pamja e jashtme

Ju pëlqen apo jo pamja është ajo që “godet” menjëherë syrin dhe për këtë arsye duhet të zgjidhni një karrocë të bukur dhe të rehatshme. Si mund të kuptohet që është e rehatshme? Duhet të ketë një mbështetëse këmbësh, një shtresë sfungjeri relativisht të trashë duke qenë se fëmija do të qëndroj edhe ulur në të, duhet të hapet ose mbyllet në 2-3 pozicione (mbështetësja e kurrizit).

Zgjidhni një karrocë praktike

Ajo duhet të zërë pak vend në makinë, në shtëpi dhe kudo që mund të shkoni. Ajo gjithashtu duhet të jetë e tillë që t’ju mundësojë ta mbyllni edhe me një dorë. Gjithashtu pjesët e saj prej cope dhe sfungjeri duhet të hiqen që të mund të lahen në lavatrice. Duhet të ketë një vend ku mbështetet çanta si edhe një kosh në fund të saj ku mund të vendosni sende. Gjithashtu duhet të jetë e përdorshme deri në moshën 3-4 vjeçare. I rëndësishëm është edhe vendi ku vendosen biberonat.

Karrocë e kthyeshme

Kjo parasheh që bebja të jetë me fytyrë nga ju dhe më pas nëse e ktheni, të jetë me shpinë nga ju. Gjithashtu edhe dorezat duhet të përshtaten në varësi të gjatësisë tuaj. Për shembull nëse ju jeni e gjatë 1.62 cm dhe burri juaj 1.90 cm nuk do të mund ta mbani karrocën në të njëjtën lartësi. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Pesë ide si ta kombinoni ngjyrën e momentit me stil

Pesë ide si ta kombinoni ngjyrën e momentit me stil

Moda
Harrojini mbushësit: Kjo procedurë zvogëlon distancën midis hundës dhe buzës së sipërme

Harrojini mbushësit: Kjo procedurë zvogëlon distancën midis hundës dhe buzës së sipërme

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Tri xhaketa që do të mbizotërojnë trendët e pranverës

Tri xhaketa që do të mbizotërojnë trendët e pranverës

Keshilla Modë
Këta thonj do të jenë më të pëlqyerit e stinës: Janë të thjeshtë, por i japin një prekje të veçantë çdo stili

Këta thonj do të jenë më të pëlqyerit e stinës: Janë të thjeshtë, por i japin një prekje të veçantë çdo stili

Manikyr dhe pedikyr
Mbajeni këtë përzierje në fytyrë 15 minuta: Vetëm dy përbërës për ten perfekt!

Mbajeni këtë përzierje në fytyrë 15 minuta: Vetëm dy përbërës për ten perfekt!

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori