LAJMI I FUNDIT:

Si ta përballoni më lehtë tradhtinë

Si ta përballoni më lehtë tradhtinë

Nuk është e lehtë të shëroheni nga tradhtia, e çfarëdollojtë qoftë ajo

Duke ndjekur hapat e mëposhtëm të sugjeruar nga ekspertët, shërimi mund të përshpejtohet.

Reflektoni në vend që të shpërtheni


Gjëja e fundit që doni të bëni në një rast të tillë janë veprimet e nxituara. Mundohuni të merrni kohë për të menduar vetë dhe për të marrë vendimin e duhur në qetësi dhe jo në gjaknxehtësi.

Kërko ndihmë nga një njeri i afërt

Kjo mund të jetë një kohë e vështirë, prandaj bëni mirë të mbani afër miq që ju rrisin vetëvlerësimin dhe ju ndihmojnë të gjykoni situatën më ftohtë.

Pyesni veten nëse ja vlen barra qiranë

Tradhtia nuk do të thotë se dashuria midis jush ka mbaruar. Të paktën jo në të gjitha rastet. Prandaj më e mira është që të gjykoni ftohtë të gjitha të mirat dhe të këqijat e marrëdhënies tuaj, për të marrë një vendim nëse doni ta vazhdoni apo të hiqni dorë prej saj.

Flisni

Dihet që në kohë të tilla tendencat janë që ju të mbylleni në vetvete, por komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Të folurit për këtë çështje qoftë me miqtë apo qoftë me partnerin është hapi i parë drejt shërimit.

Faj keni të dy ose asnjë

Nuk është faji juaj nëse partneri ka kërkuar diku tjetër për atë ngrohtësi që nuk e ka gjetur tek ju. Faji juaj është kur vini re një lloj distancimi dhe nuk hapni një bisedë në lidhje me këtë gjë, shkruan Anabel.

Bëni gjëra që ju rrisin vetëvlerësimin

Është mëse normale që të ndiheni sikur nuk jeni mjaftueshëm pas një ngjarjeje të tillë. Gjithashtu mund të filloni të dyshoni te vetja, por mos e bëni. Kujtojini vetes se çfarë ju bën ju të veçantë dhe çfarë është interesante në lidhje me ju.

Vendosni të filloni nga fillimi

Cilido të jetë vendimi juaj, respektojeni atë. Nëse vendosni ta falni ose të hiqni dorë, harroni çfarë ka ndodhur dhe filloni nga e para. Koha mund t’ju ndihmojë për të marrë një vendim. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Kalo në kategori