Një temë e debatuar gjatë është ajo e lodhjes emocionale dhe kurrë nuk kuptohet sa duhet
Edona Llonçari
edona.lloncari@gmail.com
Në të shumtën e rasteve lodhja emocionale shkaktohet nga mjedisi shumë i zhurmshëm, puna e vështirë, vështirësitë me menaxhimin e jetës…
Lodhja emocionale na dobëson si fizikisht ashtu dhe mendërisht, ku mund të humbasë arsyeja për të qenë, shkëlqimi dhe spontaniteti i saj. Prandaj, sikur një lloj sensori që aktivizohet në mendje, këtu janë sugjerimet që duhet të zbatohen menjëherë, ose gradualisht, në mënyrë që të rigjeni energjinë dhe dinamizmin tuaj.
Burimi i lodhjes
Lodhja emocionale shpesh shkaktohet nga një ritëm rraskapitës i jetës. Veçanërisht godet ata që duhet të bëjnë udhëtime të gjata në transport publik ose të udhëtojnë shpesh. Ajo gjithashtu ka të bëjë me familje, me një prind të vetëm që administron kërkesat dhe nevojat e jetës: mirëqenia, edukimi i fëmijëve përveç profesionit të tyre, etj. Përfshihen gjithashtu strehimi i ngushtë dhe/ose i zhurmshëm, problemet e mëdha financiare, papunësia, kufizimet e përditshme ose të rregullta që marrin kohë dhe energji, sikurse janë kujdesi për prindërit e varur; njëri bashkëshort i sëmurë, ose thjesht duke punuar shumë; pa kohë të mjaftueshme të rimëkëmbjes.
Disa këshilla të dobishme
Identifikoni dhe emërtoni i shkaqet kryesore të lodhjes suaj; kjo është gjëja e parë që duhet të bëni – “çka është ajo që më konsumon më shumë energji dhe kohë”?
Duke e lejuar veten ta thoni dhe pranoni që lodhja kryesore vjen nga ‘përkujdesja për nënën time/edukimi i fëmijëve’, etj., etj., ua lehtëson paksa presionin. Thuajeni me zë të lartë ose me shkrim, për të çliruar ngarkesën emocionale, rendisni gjithçka që ju duket e vështirë për t’u menaxhuar dhe që ju duket e padrejte ndaj juve në lidhje me situatën tuaj. Mos censuroni veten, shkruani gjithçka në detaje. Praktikojeni sa herë që ndjeni nevojë, kjo do t’ju ndihmojë ta ulni nivelin e presionit.
Përshkruani pasojat e situatës rraskapitëse në detaje, me shkrim ose thuajani një personi që i besoni, kjo do ju bëjë të ndjeheni më mirë. Ne, shpesh minimizojmë përpjekjet e bëra për t’i bërë ato të durueshme, ose duke i thënë vetes “nuk jam e vetmja/i vetmi, t’gjithë kanë probleme”, por kjo nuk është mënyra më e mirë për të gjetur relaks psikik.
Përshkrimi realist i mundimeve do t’ju mundësojë që të gjeni lehtësim për ngarkesën tuaj. Nuk është për t’u neglizhuar kërkimi i ndihmës ekstreme, në familje, në shoqëri.
Si ta bëni më të durueshme atë që nuk e ndërroni dot, të paktën tani për tani. Bëni vetes këtë pyetje dhe ftoni të afërmit (miqtë, familjen) të ndajnë idetë, këshillat dhe përvojat e tyre me ju në mënyrë që t’ju ndihmojnë të mendoni, se çfarë mund të bëni për t’ia lehtësuar vetes këtë ngarkesë. Pasi të jeni furnizuar me këshilla, planifikoni për ndryshime të mundshme në afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë. Vendosni një datë fillimi për zbatim, duke marrë parasysh kufizimet e pashmangshme (koha, kushtet materiale).
Mos harroni të bëni një përmbledhje të progresit: a janë këto kërkesa të mjaftueshme? Çfarë kam neglizhuar? A kam kërkuar ndihmë mjaftueshëm? Kujt mund t’i drejtohem?
Mos e harroni veten: mos minimizoni lodhjen, mundimin tuaj. Askush nuk do të kujdeset për ju në vend tuajin: bëni pushime sa herë që mundeni për të marrë frymë dhe kënaquni me veten, kujdesuni për stilin e jetës tuaj (dieta, aktivitet fizik, meditim, joga, ecje në natyrë, blerje apo çfarëdo tjetër që ju bën të ndjeheni mirë).
Nëse mendoni se nuk jeni më në gjendje emocionale për ta menaxhuar stresin/lodhjen psikologjike, kërkoni ndihmë nga profesionistët; do fitoni kohë dhe do gjeni relaks më shpejtë, mos u nguroni kur është fjala tek konsulta terapeutike.
Mos jetoni për të tjerët, se çka mendojnë e çka do thonë ata. Ju jeni personi që e dini më së miri se çfarë është mirë për juve, andaj bëhuni vetja dhe mendoni për veten tuaj pa lënë hapësirë që mendimi i të tjerëve t’ju frenoj në mirëqenien tuaj personale.
Dhe, mos harroni se një grua nuk është e lodhur emocionalisht sepse është e brishtë, por sepse ka qenë e fortë për shumë kohë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre