Ta zbuloni se a po ju tradhton partneri asnjëherë nuk është detyrë e lehtë – por shumica e njerëzve më parë do ta kuptonin të vërtetën sesa të qëndronin në heshtje.
Për ta kapur në flagrancë partnerin tradhtar apo për t’i konfirmuar dyshimet, njerëzit iu drejtohen ekspertëve; hetuesve privatë, të cilët e nxjerrin jetesën duke i zbuluar të fshehtat e lidhjeve dhe aferat e turpshme, transmeton Telegrafi.
Si gjuetarë të tradhtarëve, hetuesit privatë i dinë të gjitha shenjat se dikush është duke fshehur diçka – apo duke e fshehur dikë.
Tom Martin, hetues privat, duke folur për ‘The Independent’ ka treguar se janë disa shenja të qarta që tregojnë se dikush është duke tradhtuar, dhe të gjithë tradhtarët i kanë shenjat e njëjta.
Dhe ndonëse shenjat mund të jenë shumë të qarta, ai thotë se vetëm një apo dy shenja nuk janë arsye për t’u brengosur. Sidoqoftë, nëse i vëreni katër shenja apo më shumë, atëherë jeni në telashe.
Shenjat më të qarta dhe më të zakonshme të një partneri tradhtar, siç thotë ai, janë oraret më të gjata në punë, udhëtimet për biznes, rrallimi i seksit apo mbrojtja.
Edhe fillimi i palestrës apo gardëroba e re mund të jenë shenja se partneri është duke punuar për ta përmirësuar veten – me mendje te dikush tjetër.
Martin thotë se lista e mëposhtme është e mbushur me shenjat që tregojnë se partneri po ju tradhton, por thotë se duhet t’i ketë më shumë se katër shenja të tilla për të filluar ju të brengoseni:
1. I ka ndryshuar shprehitë
2. Del nga shtëpia herët dhe kthehet vonë
3. Udhëton më shpesh
4. Mungon në ngjarje familjare apo pushime të ndryshme
5. Vazhdimisht nuk gjen kohë
6. Shpenzon në mënyrë të pashpjegueshme
7. Ka llogari të fshehta (Instagram, e-mail, Facebook, etj.)
8. Mban aromën e dikujt tjetër
9. Blen dhurata që nuk i shihni më
10. Regjistrohet në palestër
11. Thirrje të humbura nga numra të panjohur
12. Bëni më pak seks
13. Gënjeshtra të qarta
14. I urren vizitat befasuese. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Hormoni i shtatzënisë: Çfarë është Beta h-CG dhe si ndryshohen vlerat e saj!
Stina e pranverës dhe shtatzënia
Edemet (ënjtja) e duarve dhe këmbëve pas lindjes
A e keni ditur që kontracepcioni vërtet shton dëshirën për seks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre