LAJMI I FUNDIT:

Si ta dini që po përfundon lidhja

Si ta dini që po përfundon lidhja

Kur jeni në lidhje të gjatë dashurie, kryesisht mund ta ndieni se kur po i afrohet fundi. Mirëpo, ekspertët sugjerojnë disa shenja të sigurta që nuk është krejt ashtu siç ka qenë në fillim dhe që mbase po ofrohet çasti i ndërprerjes së lidhjes

Si ta dini që po përfundon lidhja


Kur jeni në lidhje të gjatë dashurie, kryesisht mund ta ndieni se kur po i afrohet fundi. Mirëpo, ekspertët sugjerojnë disa shenja të sigurta që nuk është krejt ashtu siç ka qenë në fillim dhe që mbase po ofrohet çasti i ndërprerjes së lidhjes, transmeton Telegrafi.

Nuk keni se për çka të bisedoni

Po qe se jeta e përbashkët ju është bërë monotone dhe nuk jeni të interesuar për të dëgjuar partnerin për atë që ju flet, atëherë ka ardhur koha kur jeni bërë indiferent ndaj njëri-tjetrit. Nëse vëreni që partneri nuk po angazhohet mjaftueshëm që gjërat t’i bëjë internate, atëherë diçka nuk është në rregull.

Ju nuk interesoheni për njerëzit të cilët për parterin janë të rëndësishëm dhe anasjelltas

Nëse partneri nuk tregon interesim për miqtë dhe anëtarët tuaj të familjes, është goxha e sigurt që nuk është i interesuar as për ju.

Njëri nga partneri papritmas bëhet i obsesionuar vetëm për punën

E thënë me fjalë të tjera, njëri nga ju gjithmonë është i zënë, madje aq shumë sa që “nuk ka kohë për tjetrin”. Nëse e çrregulloni ritmin, të cilin që të dytë e keni vendosur që në fillim, për shkak të punës, e me atë rast nuk keni bërë asnjë lëvizje, kjo do të thotë që diçka nuk është në rregull.

Shoqëroheni vetëm me grupe të mëdha njerëzish

Kur pushoni që njëri-tjetrit t’ia zbukuroni jetën me darka romantike, apo me vizita vendeve interesante, atëherë kjo do të thotë që keni “dalë nga binarët”, andaj duhet të mendoni mirë përse më me dëshirë rrini me grup njerëzish e jo me partnerin tuaj.

Nuk i jepni përkrahje njëri-tjetrit

Nëse njëri-tjetrit vazhdimisht i bëni komente negative, atëherë duhet ta dini që kaherë keni dalë nga zona e dashurisë. Në lidhjen e shëndetshme secili e përkrah secilin, ndërkaq kur janë vetëm me njëri-tjetrin bisedojnë rreth problemeve. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori