Te shumica e fëmijëve, inflamacioni i fytit është një shoqërues pothuajse i pashmangshëm gjatë rritjes së tyre dhe angjina nuk është e pazakontë

Foshnjat gjithashtu shpesh kanë një fyt të kuq, por ky nuk është një inflamacion klasik bakterial, por shkaktari më i zakonshëm është virusi.

Në gjysmën e parë të vitit të parë, shanset e inflamacionit bakterial janë më pak se tre për qind, transmeton Telegrafi.

Inflamacioni i fytit zakonisht shoqërohet me ngritje temperature. Por, duhet ta dini se nuk ndodh vetëm në inflamacionet bakteriale, por që është e zakonshme edhe në ato virale.

Nëse mjeku nuk është i sigurt se për çfarë infeksioni është fjala, ai do të kërkojë t’i bëhet një tampon.

Një tampon fyti është një analizë e thjeshtë që jep informacion të mirë në lidhje me shkakun e inflamacionit të fytit.

Antibiotiku trajton ekskluzivisht inflamacionin bakterial të fytit. Prandaj, patjetër fëmijën tuaj duhet ta kontrollojë një pediatër, i cili do t’ia përshkruajë terapinë. Por kurrë, bash kurrë, kurrë mos jepni antibiotikë pa u këshilluar me mjekun. /Telegrafi/