LAJMI I FUNDIT:

Si Santa Claus: Publikohen pamje të filmit të ri të Arnold Schwarzenegger

Si Santa Claus: Publikohen pamje të filmit të ri të Arnold Schwarzenegger
Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger është filmuar në rrugët e New Yorkut në edicionin e Krishtlindjeve.

Për qëllimet e xhirimit të filmit “The Man with the Bag”, ai u shndërrua në Santa Claus, të cilin e luan në këtë projekt.

Ai kishte veshur një jelek të bardhë e të kuq për Krishtlindje, një kapele shumëngjyrëshe dhe një pallto të kuqe. Ai e rriti përshtypjen e Santa Claus me mjekrën e tij të trashë gri dhe vetullat.


Arnold Schwarzenegger

Skenat e aktorit në edicionin e festave shumë shpejt u bënë virale në rrjete sociale.

Fakti që kishte veshur një pallto dhe kapele të kuqe shqetësoi ata që nuk e dinin se ai po luante babagjyshin.

Të gjitha lajmet nga Arnold Schwarzenegger
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arnold Schwarzenegger

“Më në fund e kanë kapur steroidet”, “Është vetëm 77 vjeç! Ka qenë kampion bote në ‘bodybuilding’ dhe tani ka ardhur deri këtu?”, “E gjitha për shkak të steroideve” – kanë qenë disa nga komentet në rrjet.

Vetë aktori ka njoftuar në rrjetet sociale për filmin e ri. Në Instagram, ai ndau një foto ku pozon me kolegun e tij aktorin Alan Ritchson dhe deklaroi se i pëlqente xhirimet.

Aktualisht nuk dihen shumë detaje rreth filmit të tij të ri. Dihet vetëm se çanta e dhuratave të babagjyshit u vodh dhe ai kërkon ndihmën e kriminelit të vogël Vince (Alan Ritchson) për ta gjetur atë.

Ky është filmi i dytë i Krishtlindjeve për aktorin austriak. I pari ishte “Jingle All the Way”, në të cilën Schwarzenegger luajti Howard Langston, i cili përpiqet t’i blejë djalit të tij figurën e njohur të aksionit Turbo-Man. Rezulton se lodra nuk ndodhet në asnjë dyqan dhe Howard përplaset edhe me Myron Larabee, i cili ka të njëjtin synim si ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
G Bani ngre dyshime ndaj Gjestit për favorizime dhe akses në informacione nga jashtë në BBVA

G Bani ngre dyshime ndaj Gjestit për favorizime dhe akses në informacione nga jashtë në BBVA

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Magazina
Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Magazina
Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Magazina
Kalo në kategori