LAJMI I FUNDIT:

Si ra ushtria ruse në kurthin e ukrainasve dhe humbi betejën më të madhe të tankeve për Vuhledarin?

Si ra ushtria ruse në kurthin e ukrainasve dhe humbi betejën më të madhe të tankeve për Vuhledarin?

Rusia humbi një betejë të madhe tankesh për Vuhledarin në rajonin e Donetskut, duke ra në pritën e organizuar nga forcat e armatosura ukrainase, siç kishte ndodhur edhe gjatë sulmit të konvojit të tankeve në fillimin e pushtimit.

“Në një betejë të zgjatur, të dyja palët dërguan tanke në betejë, duke bërë zhurmë nëpër rrugët e dheut dhe duke manovruar rreth linjave të pemëve, me rusët që shtynin përpara në kolona dhe ukrainasit që manovronin në mbrojtje, duke qëlluar nga distanca ose nga mbulimi, ndërsa autokolonat ruse”, shkruan New York Times.

Cili do të ishte reagimi nëse Moldavia do të sulmohej nga Rusia?
Lexo po ashtu Cili do të ishte reagimi nëse Moldavia do të sulmohej nga Rusia?

“Kur mbaroi, Rusia jo vetëm që dështoi të pushtonte Vuhledarin, por bëri gjithashtu të njëjtin gabim që i kishte kushtuar Moskës qindra tanke më herët në luftë: autokolonat lëviznin drejt pritave të organizuara për ta”, u tha ndër tjera në raport, transmeton Telegrafi.


Sipas NYT, automjetet e blinduara të djegura të rusëve tani mbushin fushat bujqësore rreth Vuhledarit, të hedhura në erë nga minat, të goditura nga artileria ose të shkatërruara nga raketat antitank, e kjo është dokumentuar nga imazhet e kapura nga droni i ushtrisë ukrainase.

"Kishte një parandjenjë se do të vdiste": Rrëfimi për operatorin ukrainas të dronëve që u vra një ditë para transmetimit të një dokumentari, pjesë e të cilit ishte edhe ai
Lexo po ashtu "Kishte një parandjenjë se do të vdiste": Rrëfimi për operatorin ukrainas të dronëve që u vra një ditë para transmetimit të një dokumentari, pjesë e të cilit ishte edhe ai

Nga Ukraina është bërë e ditur se Rusia ka humbur të paktën 130 tanke dhe mjete të blinduara në betejën për këtë qytet.

Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se kjo ka qenë “beteja më e madhe e  tankeve në luftë dhe një goditje e rëndë për rusët.

Në artikull gjithashtu thuhet se mungesa e ekspertizës kontribuoi në humbjen në një shkallë kaq të madhe, së bashku me faktin se shumica e personelit ushtarak profesionist rus ishte shkatërruar tashmë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

Amerika
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori