LAJMI I FUNDIT:

Si po jetohet në Lesbos, “kampi i ferrit” ku situata po del jashtë kontrollit

Si po jetohet në Lesbos, “kampi i ferrit” ku situata po del jashtë kontrollit

Një grua dhe fëmija e saj raportohet të kenë ndërruar jetë si pasojë e revoltave që shpërthyen dje në ishullin grek të Lesbos, pranë brigjeve turke. Ky ishull është kthyer prej vitesh në portën e parë hyrëse për refugjatët që largohen nga vendet në konflikt dhe përpiqen të fitojnë azil në Bashkimin Evropian.

Por situata në kamp sa vjen dhe po përkeqësohet, ndërkohë që autoritetet greke kanë paralajmëruar se kriza po merr dimensione kombëtare. Situata nuk paraqitet problematike vetëm në Lesbos, por edhe në ishujt e tjerë grekë që janë kthyer në kampe për refugjatët.

Sipas UNHCR, vetëm në gusht kanë mbërritur në Greqi, në ishujt Lesbos, Kios, Samos, Leros dhe Kos 8103 refugjatë.

Ndërkohë, kampi i Lesbos konsiderohet tashmë si “kampi i ferrit” për shkak të kushteve të këqija. Me kapacitet vetëm 3 mijë vende, në këtë kamp janë strehuar 12 mijë refugjatë, duke krijuar një situatë kaotike. Shumica e njerëzve qëndrojnë në tenda dhe kontejnerë.

Revolta e fundit shpërtheu pikërisht për shkak të tejmbushjes. Disa kontenierë u përfshinë nga flakët, ndërsa policia ka përdorur gazlotsjellës ndaj protestuesve.

Autoritetet në Athinë po përpiqen të përballojnë situatën dhe një ndër masat e marra është edhe transferimi i një pjese të refugjatëve nga kampet në ishuj, në kampet që ndodhen brenda vendit, kryesisht në Pire. /tch/