Si po i bën Ligji i Sponsorizimit klubet më profesionale – flet Genc Bajrami i Exfis

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Genc Bajrami, përfaqësues i kompanisë Exfis. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Genc Bajrami ndalet te një prej ndryshimeve më të rëndësishme në sportin kosovar: Ligji për Sponsorizim, i cili sipas tij ka transformuar mënyrën se si funksionojnë klubet dhe federatat në vend.
Duke folur si përfaqësues i Exfis, kompanisë që vitet e fundit është bërë një nga kontribuesit më të mëdhenj të sportit, Bajrami theksoi se ky ligj ka sjellë një epokë të re profesionalizmi.
“Para Ligjit për Sponsorizim ka çalu shumë në organizim administrative. Prej që ka hyrë Ligji për Sponsorizim në fuqi, klubet janë strukturuar në mënyrë shumë më të mirë, për me mujtë me iu bë ballë të gjitha kërkesave ose vizioni i tyre se çfarë duan të bëjnë në të ardhmen”.
“Tash, kur të vjen një klub i caktuar te ne në kompani për me e bo një pasqyrim se çfarë dëshiron ai të bëjë në një të ardhme të afërt, ai duhet me ardhë me një projekt se si dëshiron të ecë përpara”.
“E besoj që kjo ka ndihmuar shumë në organizim më të mirëfilltë të klubeve, në organizim më të mirë edhe të Federatës”.
“Edhe ua ka përmirësuar kushtet e punës, kushtet për stërvitje të çfarëdo sporti të caktuar”.
“Ka qenë shumë proces më i gjerë sesa nëse flasim vetëm për një sponsorizim që e bën ti për një vlerë monetare që i ndihmon, por ideja është që ajo strukturë e mirëfilltë, ai investim i madh që është bërë në aspekt strategjik, ajo vazhdon ndër vite, funksionon dhe t’i kur ta shohësh që po vazhdon mirë dhe me suksese, të bën të ndihesh krenar”, ka thënë ai.
Episodin e plotë me rrëfimet e Genc Bajramit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
















































