Ajo është ndër prezantueset që pëlqehet në masë të madhe nga audienca.

Fjala është për bukuroshen bionde, Marina Vjollca, e cila gjithmonë vjen më ndryshe me paraqitjet e saj.


Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë disa imazhe, me të cilat ka mahnitur mijëra ndjekës.

Marina zgjodhi që kësaj radhë të vishet me një fustan të bardhë, duke vënë në pah këmbët e formsuara.

Flokët e saj të lakuar i kishte lënë mbi supe, kurse për makijazh ka shkuar me disa nuanca më të hapura.

Ndërkohë, moderatorja tashmë ka filluar sërish me emisionin e saj, Klanifornia. /Telegrafi/