LAJMI I FUNDIT:

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë? 

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë? 

Hulumtimi i fundit i VALICON i kryer në Kosovë tregon të dhëna interesante se si jeton dhe çfarë preferon brezi GEN Z, i njohur edhe si “Brezi Dixhital”. 

Të lindur midis 1995 dhe 2010, Gjenerata Z konsiderohet gjenerata e parë që ndoshta as nuk e njohin botën pa internet dhe pajisje dixhitale. Kjo gjeneratë është rritur në një mjedis të rrethuar nga teknologjia, duke formuar sjelljet dhe preferencat e tyre në aspekte të ndryshme të jetës, përfshirë blerjet dhe aktivitetet e kohës së lirë. 

Blerjet online 

Kur bëhet fjalë për blerjet online, Gjenerata Z në Kosovë tregon një prirje për platformat ndërkombëtare për blerje online si Amazon, eBay dhe AliExpress. Ndërsa shumica e tyre (58%) nuk i kanë këto aplikacione të instaluar në telefonat e tyre, një pjesë e konsiderueshme angazhohet me to duke bërë blerje të ndryshme në bazë mujore (36%).

Aplikacionet për Modën dhe Stilin e Jetesës

Sa i përket aplikacioneve për blerje në fushën e modës dhe stilit të jetesës, Gjenerata Z në Kosovë shfaqin një model të ngjashëm. Ndërsa një shumicë nuk kanë aplikacione si Zara apo SunaSport të instaluar në telefonat e tyre (49%), një pjesë e konsiderueshme ende i përdorin ato në bazë mujore (42%). Kjo tregon se ndërsa dyqanet tradicionale mund të jenë një përvojë e veçantë për disa, po rritet numri i individëve të Gjeneratës Z që po përdorin aplikacionet mobile për blerjet e tyre në fushën e modës dhe stilit të jetesës. 

Aplikacionet për Dorëzim të Ushqimit dhe Programet e Besnikërisë 

Kur bëhet fjalë për mundësitë e argëtimit dhe ushqimit, Gjenerata Z në Kosovë tregon një model përdorimi të përzier. Të pyetur rreth aplikacioneve për shërbimet e dorëzimit të ushqimit delivery (50%) deklaruan se nuk i kanë këto aplikacione të instaluara, ndërsa për programet e besnikërisë (41%) u deklaruan se poashtu nuk i kanë të instaluara në telefonat e tyre këto programe. Sidoqoftë, një numër i konsiderueshëm ende i përdorë në bazë mujore (42% dhe 24% respektivisht). Kjo tregon se ndërsa individët e Gjeneratës Z mund të mos mbështeten në këto shërbime për nevojat e përditshme, ata ende i përdorin ato për kënaqësitë dhe për raste të veçanta. 

Transaksionet Financiare dhe Preferencat për Aplikacionet Bankare 

Sa i përket transaksioneve financiare, Gjenerata Z në Kosovë tregon një angazhim relativisht të lartë me aplikacionet e bankës mobile. Një pjesë e konsiderueshme prej tyre (42%) i përdorin këto aplikacione në bazë mujore, që është tregues i një preferencë të fortë për shërbimet dixhitale bankare. Gjithashtu, një numër i konsiderueshëm i individëve të Gjeneratës Z angazhohen me aplikacione për pagesa dhe transferim parash (30%), duke treguar një komoditet të rritur me mjete financiare dixhitale.

Ky hulumtim është kryer përmes platformës online Opinia.Club e cila menaxhohet nga kompania Valicon. Për t’u bërë edhe ju pjesë e Opinia.Club, ju mund ta shkarkoni Opinia.Club në në App Store si dhe në Google Play.