LAJMI I FUNDIT:

Si pasojë e coronavirusit është anuluar zyrtarisht Kongresi Botëror për Telefoni Mobile

Si pasojë e coronavirusit është anuluar zyrtarisht Kongresi Botëror për Telefoni Mobile

Kongresi më i madh për telefoni mobile, që zhvillohet për çdo vit, nuk do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar.

Mobile World Congress apo Kongresi Botëror për Telefoni Mobile, që ishte paraparë të zhvillohej në Barcelonë të Spanjës nga 24 deri në 27 shkurt, nuk do të zhvillohet, ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i GSMA John Hoffman, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, ka pasur diskutime pasi që Facebook, Sprint, Cisco, AT&T, BT, Nokia, Vodafone dhe Deutsche Telekom të gjithë njoftuan se po tërhiqeshin nga ngjarja.

Këtyre kompanive iu bashkuan edhe Amazon, Ericsson, LG, Nvidia, Sony, TCL, dhe ZTE, që kishin bërë të ditur, se nuk po ndiqnin këtë ngjarje për shkak të frikës së coronavirusit.

Infektimi 45 mijë njerëzve me coronaviru dhe vdekja e 1,100 të tjerëve si pasojë e kësaj sëmundjeje, ka bërë që ky aktivitet i rëndësishëm për telefoni mobile, të mos zhvillohet.

Në një e-mail të shpërndarë nga organizatorët, është thënë se edicioni i këtij viti i Mobile World Congress është anuluar dhe nuk pritet të zhvillohet deri në vitin që vjen.

Anulimi i këtij aktiviteti, do të shkaktojë probleme të mëdha me pajisjet e reja mobile, pjesët dhe softuerët e tyre.

Rreth 492 milionë euro, planifikohej se do t’i fitonte Barcelona gjatë zhvillimit të këtij kongresit, ku do të punësoheshin afro 14 mijë persona. /Telegrafi/