LAJMI I FUNDIT:

Si ndikon kureshtja në mbamendje

Si ndikon kureshtja në mbamendje

Ndoshta kurioziteti është një shpërblim në vetvete. Është shumë më lehtë të mësoni diçka kur jeni të interesuar për të, ndërsa shkencëtarët tani e dinë edhe se pse kjo është kështu – ekziston një lidhje nervore në mes të kureshtjes, motivimit dhe mbamendjes.

Neuroshkencëtarët Matthias Gruber, Bernard Gelman dhe Charan Ranganath e kanë kryer një studim në të cilin e kanë studiuar aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve, dhe krejt këtë me qëllim të zbulimit të ndikimit të kureshtjes në mbamendje dhe përqendrim.

Pjesëmarrësit iu përgjigjën një sërë pyetjesh, për përgjigjet e të cilave kishin pasur shumë pak kohë për të mësuar para vetë testit. Rezultatet e studimit treguan se truri i pjesëmarrësve ishte më aktiv kur iu përgjigjën pyetjeve që ishin të lidhura me interesat e tyre.


Pjesëmarrësit në pyetjet të cilat kishin të bënin me interesat e tyre u përgjigjën madje 70.6% saktë, krahasuar me një saktësi prej 54.1% në pyetjet të cilat nuk ishin të lidhura me interesat e tyre. Sa më e dobët që ishte kureshtja, aq më e ulët ishte përqindja e saktësisë.

Hulumtuesit sugjerojnë që hulumtimi i tyre mund të ndihmojë në zhvillimin e metodave të reja të të mësuarit, të cilat do të jenë veçanërisht të dobishme për personat që vuajnë nga problemet me mbamendjen.

Inkurajimi i kureshtjes mund të jetë hapi i parë tek të mësuarit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori