Këto materiale mund të përmbajnë ndotës dhe papastërti si: merimangat e pluhurit, mikro-insektet, kacabunjtë, grimca ndotëse, elemente të plumbit, sporet e mykut, pesticidet, papastërtitë dhe pluhurat
Gazrat toksik që ndodhen në ajër mund të mblidhen në pjesë të vogla të cilat ngjiten në tapet. Këto ndotës mund të ngrihen në ajër gjatë rregullimeve në shtëpi, restaurimeve, lëvizjeve të mobilieve, marrjes së pluhurave dhe gjatë ecjeve mbi tapet.
Në shtëpi, fëmijët janë ato që mund të ekspozohen më së shumti ndaj këtyre ndotësve dhe papastërtive. Ata kalojnë shumë kohë duke lozur apo duke qëndruar mbi tapet duke vënë në kontakt të vazhdueshëm duart me buzët e tyre.
Nëse një sipërfaqe e madhe është e mbuluar me një tapet të zakonshëm, atëherë bëhet shumë e vështirë për të pastruar ndotësit dhe alergjenët e ajrit brenda në shtëpi.
Elementet kimike apo sintetike të përdorur në ditët e sotme për prodhimin e tapeteve dhe qilimave, qepjeve apo zbukurimeve të tyre mund të dëmtojnë jo pak rëndë shëndetin tuaj.
Disa nga këto kimitate dhe ngjitës janë prodhuar me Komponentë Organik të paqëndrueshëm (VOC’s) të cilët lëshojnë aroma të pakëndshme dhe ndotës. Një numër i madh i rasteve të raportuara kanë qenë në lidhje me shkaktimin e kollitjeve tek bebet gjatë vitit të parë të jetës.
Si mund të mbroni shëndetin tuaj?
Ja pra që blerja e një tapeti dhe qilimi nuk është një gjë e zakonshme dhe e thjeshtë. Është një zgjedhje në të cilën ju duhet të tregoheni tepër të kujdesshëm dhe të jeni vazhdimisht të informuar.
Pikësëpari, gjëja për të cilën duhet të informoheni është lloji i fibrës së përdorur në endjen. Ka plot elementë kimik dhe sintetik që përdoren në masë. Tapetet dhe qilimat më të shëndetshëm janë ato të endur me fije natyrale, të prodhuar në formë natyrale-autentike siç janë: mëndafshi natyral, leshi natyral, bambuja natyrale dhe pambuku natyral.
Këto materiale gjenden në cilësi shumë të mirë edhe nëse janë prodhuar me anë të proceseve automatike në fabrika si mëndafshi industrial, leshi industrial, pambuku dhe bambuja industriale, etj. Gjithashtu, ekziston edhe një material tjetër tepër i shëndetshëm dhe cilësor në endje që është akriliku industrial.
Ky material, i cilësisë së parë, i certifikuar për sa i përket përdorimit dhe përmbajtjeve të shëndetshme që ka, siguron një sipërfaqe tepër të butë, të pastër dhe të sigurt ndaj shtypjeve apo konsumimit të shpejtë, duke i dhënë kështu tapetit tipare thuajse të ngjashme me ato të prodhuar me fibra natyrale-industriale.
Së dyti, çdo produkt duhet të shoqërohet me certifikatën e cilësisë së tij dhe detajet për prodhimin. Njëlloj me ushqimet që ne konsumojmë, veshmbathjet apo produktet e tjera, edhe tapeti dhe qilimi tapeti duhet patjetër të shoqërohet me certifikatën e cilësisë dhe të dhënat për endjen e tij.
Së treti ju duhet të jeni të vëmendshëm për ajrosjen. Tapeti dhe qilimi i duhur, është një tapet i cili në çdo kohë dhe temperaturë ambienti mban një ajrosje të vazhdueshme, këshillon Class. Për këtë ju mjafton të bindeni që tapeti është endur me fibrat dhe fijet e duhura.
Së katërti, ju duhet të keni kujdes me mirëmbajtjen e tij. Sepse nëse në pastrimin e tyre përdor elementë kimik dhe forma me përmbajtje toksike apo jo të shëndetshme, këto elementë kanë një mundësi shumë të madhe që të krijojnë mbetje në sipërfaqet e tapeteve edhe pas çdo larje.
Së fundmi, duhet të jeni të kujdesshëm për dendësinë. Dendësim i lartë do të thotë jetëgjatësi më e lartë, butësi që zgjat dhe rezistent në kohë ndaj shtypjes dhe për rrjedhojë edhe papastërtive.
Është detyra jonë që shqetësimin për një ambient sa më të pastër dhe mikpritës ta ndajmë së bashku. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj