Flokët pa jetë, që këputen shpejt, jo të dendur dhe pa shkëlqim, ju bëjnë të ndiheni keq apo jo?
Është koha të plotësoni rutinën tuaj të kujdesit për flokët me produkte me vaj argani.
Një nga përbërësit natyralë më të njohur për kujdesin e flokëve është ky vaj që duket se funksionon për të bllokuar lagështinë dhe për të nxitur shkëlqimin.
Çfarë është vaji i arganit?
Vaji i arganit është një përbërës natyral për kujdesin e flokëve që gjendet në shumë shampo dhe produkte për trajtimin e flokëve, falë efekteve të tij hidratuese dhe jo vetëm.
“Vaji i arganit është një vaj natyral që rrjedh nga bërthamat e pemës së arganit, e cila vjen nga Maroku,” thotë trikologia Helen Reavey, shkruan Instyle.
Ai shpesh quhet “ari i lëngshëm” për shkak të përbërjes së pasur me lëndë ushqyese të dobishme, duke përfshirë acidet yndyrore, anti-oksidantët dhe vitaminat.
Si ndikon në shkëlqimin dhe rritjen e flokëve?
Vetitë hidratuese të tij ndihmojnë në zbutjen e flokëve, duke i bërë ato më të buta dhe më me jetë. Plus, anti-oksidantët ndihmojnë në mbrojtjen e flokëve nga dëmtimi i shkaktuar nga radikalet e lira dhe faktorët mjedisorë.
Përtej të gjitha efekteve pozitive, njerëzit pyesin nëse vërtet vaji i arganit ndihmon në rritjen e flokëve. “Ne mund të themi që ky vaj nuk nxit direkt rritjen e flokëve, por ndihmon në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për folikulat e flokëve që të dalin, duke mbështetur potencialisht edhe rritjen e flokëve,” thotë Reavey.
Të gjitha llojet e flokëve mund të përfitojnë nga përdorimi i vajit të arganit. Personat me skalp shumë të yndyrshëm duhet ta përdorin më pak sepse ekziston mundësia që ta yndyrosin më shumë kokën, citon Anabel.
E njëjta këshillë vlen edhe për personat me flokë shumë të hollë. “Teksturat më të holla të flokëve duhet të aplikojnë vaj argani me masë për të shmangur rëndimin e flokëve dhe shtimin e vajit në rrënjë,” përfundon ekspertja. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit