Tifozllëku u ofron tifozëve përvojë të rrallë: ndjenjën e suksesit
Zbuloni në cilën mënyrë tifozllëku përmirëson shëndetin tuaj, transmeton Telegrafi.
Ndjenja e përbashkësisë
“Tashmë me vite psikologët dinë që ndjenja e përbashkësisë është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm”, thotë profesori i psikologjisë sportive, Daniel Wann, nga Universiteti Murray State.
“Shkuarja për të parë ndeshje sportive dhe për të bërë tifozllëk ju mundëson që të lidheni me të tjerët, ndërsa si shpërblim merrni shëndet më të mirë mendor”.
Kur takohen tifozët e një ekipi, madje edhe nëse nuk njihen, ata jo rrallë përshëndeten, ndërkaq e gjithë atmosfera thjesht u përmirëson humorin, u ofron ndjenjën e lidhshmërisë me ambientin.
Nuk ekziston ndjenja e vetmisë
Derisa shikoni ndeshjen me të tjerët, ndjenja e vetmisë ndonëse përkohësisht, ka intensitet më të vogël. Profesori Wann gjithashtu thotë që vetë ajo ndjenjë e përkatësisë grupit ka efekte pozitive afatgjatë dhe që tifozët janë më pak të vetmuar.
Gjuha e përbashkët
Kur keni temë për të biseduar në të cilën kënaqeni (ekipi i adhuruar i tyre), lehtë gjendet gjuha e përbashkët. Në sport ka tifozë edhe të rinj edhe të moshuar, mirëpo dashuria ndaj ekipit të adhuruar i bashkon lehtë.
Shfaqja e emocioneve
Profesori i psikologjisë, Alan Pringle, ka vërejtur që meshkujt modernë ndiejnë trysni që t’i ndrydhin emocionet e tyre, mirëpo animi për ekipin e adhuruar u jep “pretekst” të qajnë, të qeshin, të bërtasin dhe të tregojnë që e duan. Kjo është thjesht mënyra që të lirohen nga stresi i grumbulluar dhe haptazi t’i shfaqin emocionet e tyre.
Suksesi
Tifozllëku u ofron tifozëve përvojë të rrallë: ndjenjën e suksesit.
“Ndjenja që keni arritur sukses në diçka është posaçërisht e rëndësishme në kohën e tashme kur të gjithë janë në ndonjë krizë”, thotë profesori i psikologjisë, Ronald Levant.
“Identifikimi me ekipin sportiv është një ndër mënyrat që të përjetoni suksesin, gjë që në jetën reale nuk është aspak e lehtë”, thotë Levant, duke theksuar që tifozët të cilët kultivojnë dashuri aq të madhe ndaj sportit, shpesh edhe vetë trajnojnë diçka, andaj i përjetojnë më së shumti anët pozitive të tifozllëkut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert