LAJMI I FUNDIT:

Si mund t’ju rrezikojë soba me gaz ju dhe fëmijët tuaj nga sëmundjet vdekjeprurëse

Si mund t’ju rrezikojë soba me gaz ju dhe fëmijët tuaj nga sëmundjet vdekjeprurëse

Sobat me gaz mund të jenë fajtore për diçka shumë më të keqe sesa shpenzimi i parave tuaja, kanë paralajmëruar ekspertët.

Sobat me gaz lëshojnë gazra potencialisht të rrezikshëm – edhe kur është e fikur, paralajmëron një studim i ri.


Sipas shkencëtarëve, sobat me gaz mund t’i vënë familjet në rrezik të disa sëmundjeve vdekjeprurëse duke emetuar të njëjtat grimca të nxjerra nga makinat dhe kamionët, shkruan The Sun.

Dr. Jonathan Levy, një profesor i shëndetit mjedisor në Universitetin e Bostonit në SHBA, tha se sobat ndotin shtëpitë me dioksid azoti (NO2).

Gazi mund të shkaktojë astmë te fëmijët dhe të vendosë të rriturit në rrezik të kancerit, shpjegoi Dr. Levy në një artikull që shkroi në Conversation.

Ndotësi më së shpeshti gjendet në autostrada. Megjithatë, duke qenë se kuzhinat janë hapësira të mbyllura, kur gazi është i pranishëm në shtëpi, familjet janë shumë më të rrezikuara për t’u ekspozuar ndaj vetive të tij që shkaktojnë kancer dhe astmë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori