LAJMI I FUNDIT:

“Si mund t’i shikonit në sy duke e ditur se po i vrisni”, “Këtë turp nuk do ta lajmë kurrë!” – reagojnë mjekët për rastin “Onkologjia”

“Si mund t’i shikonit në sy duke e ditur se po i vrisni”, “Këtë turp nuk do ta lajmë kurrë!” – reagojnë mjekët për rastin “Onkologjia”

Për shkak të ngjarjeve në Klinikën e Onkologjisë pas raportimeve në media se pacientëve iu është dhënë zgjidhje fiziologjike, ndërsa  ilaçet e shtrenjta kundër kancerit dhe përfunduan në tregun e zi, mjekët të tmerruar nga i gjithë rasti kanë reaguar në rrjetet sociale.

Disa prej tyre kanë kritikuar ashpër personelin mjekësor që ka qenë i përfshirë në keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë.


“Si mund t’i shikonit në sy, duke e ditur se po i vrisni”, pyet doktori Niko Bekarovski.

“Çdo ditë në ordinancën tonë të ekotomografisë vijnë disa pacientë nga Onkologjia për një ekzaminim ultrasonografik. Të frikësuar, shumë shpesh dhe të rraskapitur nga sëmundja, ata ndjekin çdo vështrim timin me frikë, sikur duan të lexojnë nëse gjetja e tyre është në rregull. Çdo pacient Onkologjik më shqetëson edhe para se të marr sondën në dorë. Ata kanë frikë, por edhe unë kam frikë nga ajo që do të shoh. Çdo gjëndër e tyre e zmadhuar, metastaza e re, çdo lëng i zbuluar në stomakun e tyre ma bën ditën të trishtuar dhe kaq shpesh këta janë të rinj që sapo kanë hyrë në botën e të rriturve”.

“Ndërsa një grup i organizuar i monstrave, të fshehur me mantelin e bardhë, ua vjedhin miligramin që për ta do të thotë jetë. Si mund t’i shinit në sy, duke e ditur se po i vrisni???” shkruan doktori Niko Bekarovski në profilin e tij në Facebook.


Ndërsa mjeku Dragan Danilovski, thotë se “ky turp nuk do të lahet kurrë”.

“Turp. Kurrë më një pacient nuk do të hyjë në zyrën e mjekut pa një të ftohtë duke pyetur veten: Mos të jetë edhe ky një nga ata? Epo, jo të gjithë janë të tillë, por “përkrah të thatit, digjet edhe i laguri”.
Nuk do ta lajmë kurrë këtë turp! KURRË!”, ka shkruar mjeku Danilovski.

Kurse mjeku nenad Llazarov ka shkruar se përkundër gjitha ngjarjeve, ai sot me kokën lartë do të del para pacientëve.

“Sot do të dal para pacientëve me kokën lart dhe me buzëqeshje, secili le ta mbajë turpin e vet, kam investuar gjithë jetën për ta veshur me dinjitet atë pallto”, ka shkruar Nenad Lazarov duke shtuar se sot do të dalë në protestën e paralajmëruar para Qeverisë.

Ndryshe, Prokuroria të premten ka kryer kontrolle në Klinikën e Onkologjisë dhe ka hapur procedurë parahetimore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori