LAJMI I FUNDIT:

Si mund të parandaloni infeksionet urinare?

Si mund të parandaloni infeksionet urinare?

Infeksioni i traktit urinar është një lloj infeksioni shumë i zakonshëm në sistemin tuaj urinar.

Mund të përfshijë çdo pjesë të sistemit tuaj urinar. Bakteret – veçanërisht E. coli – janë shkaku më i zakonshëm i UTI-ve.

Simptomat përfshijnë nevojën për urinim të shpeshtë, dhimbje gjatë urinimit dhe dhimbje në anën ose në pjesën e poshtme të shpinës.


Si e merrni infeksionin urinar?

Mikroorganizmat – zakonisht bakteret – shkaktojnë infeksione të traktit urinar.

Zakonisht ato hyjnë përmes uretrës dhe mund të infektojnë fshikëzën tuaj. Infeksioni gjithashtu mund të kalojë tek fshikëza juaj përmes ureterëve dhe përfundimisht të infektojë veshkat tuaja.

A mund të parandaloni infeksionet e traktit urinar dhe si?

Ndryshimet e mëposhtme të stilit të jetesës mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.

Mbani higjienën

Praktikimi i higjenës së mirë është një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar në parandalimin e infeksioneve urinare.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse keni një vaginë, sepse uretra juaj është shumë më e shkurtër dhe bakteriet si E.Coli lëvizin më lehtë nga rektumi në trupin tuaj.

Gjithmonë pastrojeni zonën prej përpara në mbrapa pas çdo kryerje të nevojave (jashtëqitjes) për të shmangur këtë.

Gjatë ciklit tuaj menstrual, është gjithashtu një ide e mirë që të ndryshoni rregullisht produktet e menstruacioneve, duke përfshirë pecetat dhe tamponët. Ju gjithashtu duhet të shmangni përdorimin e deodorantit në vaginën tuaj.

Pini ujë mjaftueshëm

Konsumimi ekstra i lëngjeve, veçanërisht ujit, çdo ditë mund të ndihmojë në nxjerrjen jashtë të baktereve nga trakti i juaj urinar. Mjekët rekomandojnë të pini gjashtë deri në tetë gota ujë në ditë.

Ndryshoni zakonet tuaja të urinimit

Urinimi mund të luajë një rol të madh në largimin e baktereve nga trupi juaj. Urina juaj është një produkt i mbeturinave dhe sa herë që zbrazni fshikëzën tuaj, ju ndihmoni në largimin e atyre mbeturinave nga trupi juaj.

Urinimi i shpeshtë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të një infeksioni, veçanërisht nëse keni infeksione (UTI) të shpeshta.

Ju gjithashtu duhet të urinoni para dhe pas seksit. Seksi mund të futë baktere në uretrën tuaj, dhe urinimi para dhe pas seksit ndihmon në largimin e baktereve. Nëse nuk mund të urinoni, lani zonën me ujë të ngrohtë.

Ndryshoni rrobat

Veshjet e ngushta mund të krijojnë një mjedis të lagësht, i cili nxit rritjen e baktereve.

Vishni rroba të lirshme dhe mbathni të brendshme prej pambuku për të parandaluar akumulimin e lagështisë rreth uretrës tuaj.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

Shëndetësi
Kalo në kategori