LAJMI I FUNDIT:

Si mund të ekspozohet njeriu ndaj produkteve të zhivës?

Si mund të ekspozohet njeriu ndaj produkteve të zhivës?

Njerëzit mund t’i thithin avujt e zhivës kur ajo avullon, të hanë ushqime ose të pinë lëngje që janë të ndotura nga zhiva. Ajo mund të hyjë në trupin e njeriut dhe të dëmtojë shumë pjesë të trupit të njeriut.

Zhiva ndodhet natyralisht në ajrin që e thithim gjatë frymëmarrjes. Ajo mund të çlirohet në ajër nga:

– Djegia në vende të humbura, të shkreta;
– Djegia e qymyrit të drurit me fuqi kalorifike;
– Disa procese industriale që çlirojnë zhivë në ambient.

Zhiva grumbullohet në ajër dhe ka mundësi të tërhiqet nga toka dhe të grumbullohet mbi ajrin e oqeaneve, liqeneve dhe lumenjve. Peshqit që jetojnë në këto zona, e thithin zhivën. Njerëzit që jetojnë në zonat ku uji është i ndotur me zhivë, hanë peshk dhe kështu ekspozohen ndaj zhivës, transmeton Telegrafi.

Njerëzit mund të ekspozohen ndaj zhivës edhe në rrugë të tjera. Tri janë rrugët e ekspozimit:

– Mbushja e dhëmbëve;
– Thyerja e termometrit;
– Thyerja e kokës së llambave fluoreshente me intensitet të lartë.

Rreziqet shëndetësore të ekspozimit ndaj zhivës

Zhiva mund të dëmtojë shumë pjesë të trupit të njeriut, duke përfshirë sistemin nervor, mushkëritë, veshkat dhe dëgjimin. Serioziteti i këtyre dëmtimeve varet shumë nga sasia e zhivës, ndaj së cilës është ekspozuar personi.

Rreziku është më i lartë për fetusin dhe për fëmijët sesa për të rriturit.

Bebet që ekspozohen ndaj zhivës në mitër, vuajnë dëmtime serioze të sistemit nervor dhe mund të vdesin brenda në mitër. Ato mund të kenë dëmtime të trurit, vështirësi për të mësuar dhe humbje të dëgjimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori