Donald Trump ka premtuar disa herë se do ta ndalojë luftën në Ukrainë “brenda 24 orëve” pasi do të inaugurohet më 20 janar, pa dhënë detaje se si.
Këtë javë, presidenti i zgjedhur e përshkroi konfliktin si “të tmerrshëm” dhe “të ndyrë”, duke shprehur synimin për të bërë përparime drejt paqes.
Në Kiev ekziston frika se 78-vjeçari mund të zvogëlojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, si një mënyrë për të detyruar vendin të hyjë në negociata, shkruan skynews.
Por. ish-ambasadori i amerikan në Rusi thotë se mënyra më e mirë për të nisur bisedimet do të ishte që SHBA-ja të dërgojë më shumë armë në Kiev.
Michael McFaul thotë se Trumpi duhet të përshpejtojë ndihmën ushtarake që tashmë është miratuar dhe pastaj të ofrojë më shumë armë për të ndalur ofensivën aktuale të Rusisë në lindje të Ukrainës.
Sipas tij, kjo do të krijonte një ngërç në fushëbetejë, që mund të nxisë bisedimet me Moskën.
“Putini do të negociojë seriozisht vetëm kur forcat e armatosura ruse të mos kenë më kapacitet për të pushtuar më shumë territor ukrainas, ose më mirë akoma, edhe pse më pak e mundshme, kur ushtarët rusë të fillojnë të humbasin terren”, shkroi ai në revistën Foreign Affairs.
“Për të nisur negociata serioze, Putini duhet së pari të besojë se SHBA-ja nuk do ta braktisë Ukrainën”, shtoi McFaul.
Ky I fundit thotë se Trump duhet gjithashtu të bindë Zelenskyn të ndalojë luftimet, gjë që do të jetë një “sfidë e konsiderueshme”.
Një sondazh i fundit tregoi se 88 për qind e ukrainasve ende besojnë se do ta fitojnë luftën.
McFaul sugjeron se oferta për anëtarësim në NATO për pjesët e papushtuara të Ukrainës do të ndihmonte në zbutjen e “koncesionit të hidhur për të lejuar një pjesë të madhe të vendit të tyre të mbetet nën okupimin rus”.
“Është karta e vetme që Trumpit mund të përdorë për të bindur ukrainasit të ndalojnë luftimet”, thotë ai.
Ndryshe, Zelensky sugjeroi se një marrëveshje e tillë mund të funksionojë, me kusht që ftesa e NATO-s të njohë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDonald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Momenti kur Hillary Clinton fillon të qeshë ndaj planit të Trump për të riemërtuar Gjirin e Meksikës
Gjithçka që ndodhi gjatë inagurimit të Donald Trumpit si president i SHBA-së
Shtatë pikat kyçe të fjalimit të parë të Donald Trumpit si president i SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë