LAJMI I FUNDIT:

Si ka ndryshuar ekonomia amerikane me Donald Trumpin? (Infografikë)

Si ka ndryshuar ekonomia amerikane me Donald Trumpin? (Infografikë)

Që kur Donald Trump fitoi presidencën, e cila do të mbahet mend si koha më e trazuar politike e kohëve të fundit, ashtu do të kujtohet edhe për rritjen ekonomike më të mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka parë qysh shumë përpara krizës financiare.

Besimi i konsumatorëve dhe bizneseve të vogla është në rritje, por kështu është edhe borxhi kombëtar dhe deficiti buxhetor.


Grafiku më poshtë, duke përdorur kryesisht të dhënat e përpiluara nga banka Goldman Sachs, numëron se si gjërat ndryshuan nga ditët pak para zgjedhjeve në nëntor të 2016-së deri në muajin shtator 2018, përcjell Telegrafi.

Sigurisht, tregu i aksioneve në muajin tetor është dobësuar, që është muaji historikisht më i paqëndrueshëm. Grafiku nuk përfshinë Produktin e Brendshëm Bruto, e cila mesatarisht është 2.72 për qind që kur Trump mori presidencën, krahasuar me rritjen që ishte në vitin 2016.

Por numrat japin një pasqyrë të qartë se si kushtet kanë ndryshuar gjatë kohës së tij në detyrë.

Papunësia në SHBA në nivelin më të ulët pas 49 viteve
Lexo po ashtu Papunësia në SHBA në nivelin më të ulët pas 49 viteve

Numri i amerikanëve që paraqiteshin në zyrat e punësimit për të gjetur punë, ra në nivelin më të ulët pas 49 vitesh, duke treguar fuqinë e qëndrueshme të tregut të punës të mbështetur në rritjen ekonomike.

Pretendimet fillestare të administratës Trump mbi uljen e numrit të të papunëve ranë në 10 mijë me pak nga totali prej 203 mijë që ishte planifikuar deri me 1 shtator 2018. Sipas Departamentit të Punës ky është niveli më i ulët i papunësisë që nga dhjetori i vitit 1969. /Telegrafi/