LAJMI I FUNDIT:

Si ju rritet barku kur prisni të lindni trenjakë: Mami bënte një selfie çdo ditë, rezultatet janë mahnitëse

Si ju rritet barku kur prisni të lindni trenjakë: Mami bënte një selfie çdo ditë, rezultatet janë mahnitëse

Shumë nëna magjepsen duke parë barkun e tyre, i cili rritet dhe ndryshon nga dita në ditë

Megjithatë, a e dini se si rritet barku i një gruaje shtatzënë që mban trenjakë?


Maria nga Kopenhaga ishte një shtatzënë e tillë. Ajo dhe bashkëshorti i saj Andres u bënë prindër të dy vajzave dhe një djali katër vjet më parë, dhe ata kishin tashmë një djalë dy vjeç para lindjes së trenjakëve.

Maria, 36 vjeçe, mbeti shtatzënë natyrshëm dhe u tha mediave në atë kohë se nuk e kishte menduar kurrë se mund të kishte binjakë, e lëre më trenjakë, transmeton Telegrafi.

Kjo nënë e lumtur postonte çdo ditë një selfie të barkut të saj në Instagramin e saj dhe përparimi ishte më se i dukshëm. Dhe jo vetëm kaq, ajo sot numëron më shumë se 40 mijë ndjekës që pëlqejnë postimet e saj dita ditës dhe vazhdojnë të ndjekin zhvillimin e ‘treshes’.

‘Çfarë rrugëtimi ishte ky! Nga tronditja e madhe kur mësuam se do të kemi trenjakë, tek reagimet e njerëzve ndaj imazheve me ultratinguj dhe lajmet për shtatzëninë dhe bebet, planet tona dhe gjithçka që na pret. Më vjen mirë që vendosa të bëj këtë kolazh për të ndjekur sa shpejt rritemi. Është tepër e çuditshme të shikosh veten kaq shumë, dhe është edhe më e mahnitshme që i dukem vetes sikur stomaku im ka ‘mashtruar gravitetin’, vazhdimisht pres që ai të fillojë të anohet drejt dyshemesë”, shkroi ajo në Instagramin e saj në.

Nuk është çudi që Maria dhe Andres u tronditën kur mësuan se do të bëhen me trenjakë, sepse për të pasur tre fëmijë menjëherë pa fekondim artificial, shanset janë shumë të ulëta, vetëm 1:4500. /Telegrafi/