LAJMI I FUNDIT:

Si janë përvojat e Maqedonisë me fondet evropiane IPA!?

Si janë përvojat e Maqedonisë me fondet evropiane IPA!?

Pasi që Komisioni Evropian zyrtarisht bëri të ditur se do të shkurtojë 27 milionë euro nga IPA fondet e dedikuara për Maqedoninë për shkak të pa përgatitjes së organeve shtetërore, parashtrohet pyetja se sa vendi jonë i ka shfrytëzuar deri më tani këto fonde, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në Maqedoni ka dy programe nga IPA fondet edhe atë IPA1 për periudhën 2007-2013 dhe IPA2 për periudhën 2014-2020. IPA1 është program për përforcimin e kapaciteteve institucionale, në pesë komponentë, me gjithsej 263 milionë euro në dispozicion dhe IPA2 në fokus të së cilit është qasja sektoriale me gjithsej 664 milionë euro mjete financiare në dispozicion.


Në suaza të IPA 2007-2013 nga gjithsej 614 milionë euro, deri në fund të vitit 2015 janë lidhur marrëveshje për 379 milionë euro, respektivisht 957 marrëveshje përmes institucioneve kombëtare të IPA, përfshi edhe CFCD dhe IPARD. Përqindja e shfrytëzimit është 61,8 për qind.

Deri në fund të vitit 2017 në suaza të Programit IPA 2007-2013 duhet të shfrytëzohen edhe 97 milionë euro. Numri i përgjithshëm i të punësuarve në strukturat IPA në nivel kombëtar, respektivisht në administratën shtetërore, që në mënyrë profesionale punojnë në këtë sferë është 360 persona.

Shkalla e shfrytëzimit në vitin 2013 shikuar në aspekt përmbledhës ka qenë 34,2 për qind, në vitin 2014 45,8 dhe në vitin 2015, 61,8 për qind.

Me IPA 2 për periudhën 2014-2020, në suaza të së cilit ka tetë sektorë, nga gjithsej 664 milionë euro të paraparë në Dokumentin strategjik kombëtar të Maqedonisë, deri më tani janë programuar mjete në shumë prej 445 milionë euro.

Përndryshe, Zyra evropiane e cila është përgjegjëse për hetime lidhur me mashtrime pranë Komisionit Evropian, OLAF para do kohësh konfirmoi se është duke zhvilluar hetim për keqpërdorim të mjeteve nga IPA Fondet në Maqedoni.

Sipas Qendrës për shtyp, fakti që OLAF e hulumton çështjen e IPA fondeve nuk do të thotë që edhe personat apo institucionet e përfshirë në hetim kanë kryer keqpërdorime apo parregullsi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori