LAJMI I FUNDIT:

Si infektohen njerëzit me sifiliz, cilat janë simptomat dhe si trajtohet!

Si infektohen njerëzit me sifiliz, cilat janë simptomat dhe si trajtohet!

Gjatë verës, sidomos pas kthimit nga destinacione të ndryshme, në ordinancat e mjekëve, vihet re një rritje e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Infeksioni me sifiliz ka qenë në rritje në dhjetë vitet e fundit dhe është ende konstant. Pas sifilizit, klamidia është më e shpeshta, ndërsa gonorreja është në vendin e tretë.


Numri më i madh i pacientëve infektohen gjatë muajve të verës dhe pushimeve në destinacione të ndryshme, ku shumë nuk kujdesen për mbrojtjen gjatë marrëdhënieve seksuale.

Hulumtimet tregojnë se shumica e rasteve të reja të zbuluara regjistrohen gjatë muajve të vjeshtës, tetor dhe nëntor, pikërisht pas periudhës së inkubacionit, e cila zgjat mesatarisht nga 3 javë deri në tre muaj.

Simptomat e para të sifilizit janë shfaqja e plagëve në organet gjenitale që nuk dhembin dhe ënjtja e lehtë e gjëndrave limfatike, transmeton Telegrafi.

Këto shenja të sëmundjes zhduken spontanisht pa mjekim dhe më pas infeksioni kalon në fazën e dytë kur shfaqet një skuqje në trup, duar dhe këmbë. Shumica e pacientëve shkojnë në ekzaminim pikërisht në fazën e dytë të sëmundjes, sepse plagët e tyre fillestare shpërthyen brenda zgavrës së gojës ose në rajonet vagjinale dhe anale, pa u vënë re.

Në mënyrë që mjeku të vërtetojë se bëhet fjalë për sifiliz, mjafton një mostër gjaku në të cilën kërkohen antitrupat ndaj kësaj sëmundjeje. Përsa i përket klamidias dhe gonorresë, udhëzimet për testimin e këtyre infeksioneve mund të merren nga mjeku i përzgjedhur.

Simptomat e para të sëmundjeve gjenitale, shenjë për t’u vizituar menjëherë te një gjinekolog!
Lexo po ashtu Simptomat e para të sëmundjeve gjenitale, shenjë për t’u vizituar menjëherë te një gjinekolog!

Mjekët këshillojnë që të gjithë ata që vërejnë disa ndryshime, veçanërisht në organet gjenitale, njëzet ditë pas kontaktit të rrezikshëm, duhet të kërkojnë ndihmën e mjekut.

Ulceratet e shkaktuara nga sifilizi e bëjnë gjithashtu më të lehtë transmetimin e virusit HIV, gjatë raportit seksual, qoftë për tu infektuar apo për të infektuar të tjerë.

Në rastet e shtatzënisë sifilizi mund të shkaktojë keqformime, probleme të ndryshme të shëndetit dhe abort.

Prognoza e sifilizit është e mirë në përgjithësi pasi kurohet lehtë me antibiotike, sidomos nëse kapet në kohë.

Nëse jeni seksualisht aktiv, edhe partneri juaj duhet të trajtohet. Mos e rifilloni aktivitetin seksual derisa ju dhe partneri juaj të keni përfunduar trajtimin.

Parandalimi është i mundur duke shmangur marrëdhëniet e rastësishme seksuale dhe duke përdorur prezervativ, dhe pse rreziku nuk shuhet tërësisht. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori