LAJMI I FUNDIT:

Si fshihen shqiptarët në kamion për të kaluar kufirin në Britani, goditet grupi i trafikantëve

Si fshihen shqiptarët në kamion për të kaluar kufirin në Britani, goditet grupi i trafikantëve

Hapësirat e ngushta të kamionëve ku emigrantët shqiptarë janë të detyruar të fshihen kur ata futen ilegalisht në Britani nga trafikantët e njerëzve janë zbuluar, pasi një bandë prej shtatë personash ka rënë në prangat e policisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Grupi i krimit trafikonte ilegalisht shqiptarë në Britani, duke shfrytëzuar individë që kërkonin mundësi më të mira ekonomike, raporton Daily Mail, përcjell Telegrafi Shqipëri.


Fotot e publikuara nga DAily Mail tregojnë zonën e vogël të kabinës së kamionëve ku kontrabandistët fshehën njerëzit teksa tentonin të kalonin kufirin.

Dimitraki Nika, 35 vjeç, Arlin Leka, 29 vjeç dhe Doru-Emil Moldovan, 32 vjeç, pranuan të gjithë pjesën e tyre në komplot.

Kristian Agolli, 35 vjeç, Aldis Cseplye, 33, Sorin Holerca, 40 vjeç dhe Jozef Szekely, 33 vjeç, u shpallën fajtorë pas një çështjeje gjyqësore muajin e kaluar dhe morën një dënim të kombinuar me mbi 24 vjet burg.

Grupi i të arrestuarve, të gjithë meshkuj, u zbulua pasi detektivët mbyllën dy fabrika kanabisi në Brent, Londër.

Provat e gjetura gjatë hetimit të drogës i bëri oficerët të kryenin hetime të mëtejshme në Southgate Enfield, një shërbim autostrade në Anglinë Juglindore dhe Wellingborough në Lincolnshire.

Ata zbuluan se grupi i krimit të organizuar kishte përdorur automjete mallrash të regjistruara rumune për të hyrë në Britani duke marrë rrugën e pazakontë nga Dunkirk në Dover, me shqiptarë të fshehur në zonën e kabinës.

Më pas kamionët ndalonin në stacionet e shërbimit në autostradë përpara se të takonin një anëtar të bandës që do të takonte burrat e kontrabanduar.

Ndonjëherë shoferit të mallrave i jepej një paketë e vogël përpara se të kthehej në automjet dhe të vazhdonte udhëtimin. Më pas, emigrantët e paligjshëm do të largoheshin zakonisht në zonën e Southgate, përpara se të kalonin shqiptarët e tjerë.

Chris Foster, Zëvendës Drejtor nga Njësia e Hetimit Kriminal dhe Financiar të Ministrisë së Brendshme, tha: “Ky grup i krimit të organizuar është tani pas hekurave falë punës midis Home Office dhe Policisë Metropolitane”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë të policisë për të penguar bandat e kontrabandës me njerëz dhe për të siguruar që ata që abuzojnë me ligjet tona të përballen me pasojat e krimeve të tyre.” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori