Si e bllokoi Ronaldo faqen e Transfermarkt, pasi nuk ishte i kënaqur me vlerësimin prej 75 milionë eurosh

Superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, e bllokoi llogarinë në Instagram të Transfermarkt, për shkak të vlerësimit që ia kishte dhënë.
Faqja e internetit ka të punësuar mbi 80 njerëz dhe ka më shumë se 1.000 vullnetarë që punojnë për të, të cilët të gjithë vlerësojnë informacionin dhe bëjnë hulumtime, për të dalë me një shifër që mendojnë se përputhet me vlerën e një lojtari.
Megjithatë, në mars të vitit 2020, Ronaldo kundërshtoi postimin “Jorge Mendes XI” që përfshinte një skuadër të përbërë nga lojtarët e përfaqësuar nga superagjenti, e ku CR7 vlerësohej me 75 milionë euro.
Çfarë është thënë
View this post on Instagram
Duke e shpjeguar si ndodhi incidenti, koordinatori i Transfermarkt, Christian Schwarz, ka thënë për The Athletic: “Ai fillimisht ua dërgoi një mesazh njerëzve tanë të rrjeteve sociale. Ata iu përgjigjën, ia shpjeguan pse dhe i thanë: ‘Në raport me njerëzit në grupmoshën tënde, ti je shumë larg i pari’”.
“Ishte një diferencë 36-60 milionë euro (ndërmjet Ronaldos dhe lojtarit tjetër në listë), pastaj ai i dërgoi disa simbole me të qeshura dhe më pas na bllokoi”.
Sidoqoftë, në deklaratën e tij, Schwarz e kishte ngatërruar grafikën e postuar duke thënë në intervistë se ishte një skuadër e përbërë nga lojtarë të moshës mbi 33 vjeçare (që në të vërtetë kishte të bëjë me lojtarët e përfaqësuar nga Jorge Mendes).
Në fakt, bashkëkombësi i tij, Bernardo Silva, po ashtu një klient i Mendes, ishte vlerësuar më së shumti me 100 milionë euro.
Cila është vlera e tanishme e Ronaldos

Aktualisht, Transfermarkt e vlerëson portugezin me 38 milionë euro, sa gjysma e vlerës së publikuar para dy vitesh (sa ai ishte lojtar i Juventusit).
Megjithatë, Schwarz e ka sqaruar se mosha (Ronaldo mbush 37 vjet në shkurt) luan një rol të madh kur merret vendimi për çmimin e një futbollisti.
“Mosha tash është një prej faktorëve më të rëndësishëm. Ndërsa Cristiano Ronaldo ka një moshë, njësoj sikurse Lionel Messi dhe atyre do t’iu zvogëlohet vlera vetëm për shkak të moshës së tyre”.
“Madje, edhe nëse janë po aq të mirë sa tre vite më parë, ata janë tre vjet më të moshuar”, ka sqaruar Schwarz.
Çmimet e transferimeve të Ronaldos

Pesë herë fituesi i Topit të Artë për herë të parë u transferua nga Sportingu i Lisbonës te Manchester Unitedi për 17 milionë funte (20.4 milionë euro) duke kaluar gjashtë vite në Old Trafford në qëndrimin e tij të parë në Ligën Premier.
Pasoi një transferim prej 94 milionë eurosh te Real Madridi, para se portugezi të shkonte te Juventusi për një shumë prej mbi 100 milionë euro.
Kur u kthyer te Unitedi në vitin 2021 në moshën 36 vjeçare (një vit pas grafikës së Transfermarkt që e vlerësonte me 75 milionë euro), marrëveshja bazë e transferimit ishte 13 milionë funte (15.6 milionë euro) dhe shtesa deri në shtatë milionë funte (8.4 milionë euro). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

UEFA me dënim të rëndë për gjyqtarin anglez

Klopp deshi ta zëvendësonte Salahun me njërin nga dështimet më të mëdha të Ligës Premier

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Rivaldo tregon se ku qëndron problemi kryesor i Hansi Flickut tek Barcelona

Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet