Në javët e fundit, bota ka luftuar kundër pandemisë së coronavirusit, e cila ka çuar në masa serioze për ta ndaluar atë përhapje.
Sidoqoftë, shumë gjëra janë ende të paqarta se cilat janë simptomat e këtij virusi dhe cilat duhet t’i kushtoni vëmendje.
Kështu, Science Insider postoi një video në Facebook duke e shpjeguar atë.
Fillimisht, infeksioni Covid-19 mund të duket si ftohje dhe mund të keni të drejtë, por coronavirusi mund të përshkallëzohet.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit dhe Kinës, deri më 20 shkurt 2020, 80 për qind e pacientëve kishin simptoma të buta ose të moderuara, 14 për qind kishin simptoma të rënda dhe 6 për qind ishin në gjendje kritike, transmeton Telegrafi.
Simptomat e buta të Covid-19 nuk janë të njëjta me simptomat e ftohjes së zakonshme. Të gjitha simptomat, përveç mungesës së oksigjenit klasifikohen si të buta.
Rastet serioze kërkojnë oksigjen shtesë, dhe ato që janë kritike për aparat frymëmarrjeje.
Simptomat, trajtimet dhe koha e inkubacionit të sëmundjes ndryshojnë në varësi të cilës kategorie i përket pacientit.
Simptomat dhe inkubacioni
Duhen dy deri në 14 ditë nga ekspozimi i coronavirusit për të marrë simptomat e para të sëmundjes.
Gjatë kësaj periudhe, mund të duket se keni simptoma të një ftohjeje ose gripi. Shumë pacientë në fazat e hershme të sëmundjes kanë ethe.
Deri në 88 për qind të njerëzve me Covid-19 u konstatua se kishin ethe, ndërsa një studim kinez zbuloi se 44 për qind e pacientëve kishin ethe me rastin e mbërritjes në spital, ndërsa më vonë ajo u zhvillua deri 89 për qind.
Në ditët e para të infeksionit, virusi pushton qelizat e mushkërive. Kur këto qeliza infektohen, ato vdesin dhe kështu kontribuojnë në sasinë e substancave të dëmshme, duke ndërhyrë kështu në aftësinë e trupit tuaj për të mbajtur grimcat e tepërta nga mushkëritë dhe trakeja.
Inflamacioni mund të jetë një shpjegim pse kolla e thatë është një nga simptomat më të zakonshme. Simptoma të tjera që mund të ndodhin janë lodhja, thatësia e fytit, dhimbja e kokës, dhimbja e nyjeve dhe muskujve dhe rrjedhja e hundës.
Deri në ditën e pestë pas infeksionit, pacientët mund të mendojnë se kanë probleme me frymëmarrjen, dhe zakonisht duhen shtatë ditë para se pacienti të shkojë në spital.
Po pas trajtimit?
Studimet e hershme zbuluan se shumica e njerëzve që vdiqën nga Covid-19 vdesin brenda 14 deri në 19 ditë nga infeksioni, ndërsa ata që shërohen, lëshohen nga spitali pas dy javësh e gjysmë. Sidoqoftë, rastet më të rënda dhe kritike marrin disa muaj për tu rikuperuar.
Ndërsa pacienti është në periudhën e rikuperimit, ai ose ajo mund të vazhdojë të jetë cak i infeksionit, dhe për këtë arsye, në konsultim me mjekun, duhet të identifikojë kur nuk është më në rrezik për të tjerët.
Ne nuk kemi ende një vaksinë ndaj virusit, kështu që është më mirë të mos e ekspozoni veten ndaj virusit. Covid-19 transmetohet lehtësisht nga personi në person, përmes teshtitjes dhe kollitjes. Kështu që lani duart shpesh dhe shmangni kontaktin e ngushtë me njerëz të sëmurë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore