LAJMI I FUNDIT:

Si dështoi projekti që Londra të bëhej me Kullën e saj të Eiffelit

Si dështoi projekti që Londra të bëhej me Kullën e saj të Eiffelit

Diku nën fushën e stadiumit kombëtar të Anglisë në Wembley, Londër, shtrihen themelet e asaj që mund të ishte ndërtesa më e lartë e qytetit. E frymëzuar nga Kulla Eiffel në Paris, Kulla e Madhe e Londrës ishte gati ta kalonte atë në lartësi dhe të arrinte pothuajse 365 metra.

Në vend të kësaj, ajo kurrë nuk e kaloi fazën e parë të ndërtimit. Ajo u shkatërrua gati 120 vjet më parë, duke lënë pas një ëndërr të parealizuar dhe themele të mëdha betoni që u rizbuluan në vitin 2002, kur stadiumi aktual u ndërtua për të zëvendësuar një të vjetër, raporton cnn.


Pra, çfarë shkoi keq?

Kulla ishte ideja e Edward Watkin, një politikani britanik dhe manjati hekurudhor, përpjekjet e të cilit edhe më parë kishin dështuar për të ndërtuar një tunel nën Kanalin Anglez, më shumë se 100 vjet përpara se Eurotuneli aktual të fillonte ndërtimin.

“Watkin ishte një sipërmarrës i lindur dhe i pëlqenin idetë e mëdha – sa më e madhe aq më mirë”, thotë Christopher Costelloe, një ekspert i arkitekturës viktoriane dhe një inspektor i ndërtesave historike në organizatën e trashëgimisë publike “Anglia Historike”, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se ai kishte një tendencë për t’u emocionuar aq shumë me idetë e tij, saqë shpesh vazhdonte, përpara se të mendonte sesa praktike ose financiarisht të qëndrueshme ishin ato”, shtoi ai.

Kulla Eifel, e cila u hap në vitin 1889, u bë shpejt një atraksion popullor turistik dhe kostot e ndërtimit të saj u rikuperuan brenda disa muajsh.

Në të njëjtën kohë, Watkin po kërkonte mënyra për të tërhequr më shumë pasagjerë në Hekurudhën e tij Metropolitane – e cila më vonë do të bëhej linja Metropolitane në metronë e Londrës.

Hekurudha kalonte përmes Wembley, në atë kohë një fshat rural në veriperëndim të Londrës qendrore, ku Watkin kishte blerë tokë për të krijuar një park argëtimi.

“Ai ishte menduar të ishte Disneyland i kohës së tij, ose pasardhësi i parqeve të kohës së lirë të fillimit të shekullit të XIX-të, si Battersea Park në Londër ose Tivoli Gardens në Kopenhagë”, thotë Costelloe.

Çfarë do të ishte më e mirë se një kullë më e lartë se e Eiffelit për të bindur londinezët të hipin në një tren për të arritur atje?

Watkin pati guximin t’i kërkonte vetë Gustave Eiffelit ta projektonte, por inxhinieri francez refuzoi për arsye patriotike. Plani i tij B ishte një konkurs ndërkombëtar dizajni, me një çmim të parë prej 500 guinea, rreth 80 mijë dollarë në paratë e sotme.

Njëri ishte 609 metra i gjatë dhe ishte menduar të kishte një tren që shkonte deri në gjysmën e rrugës, do të thotë një hekurudhë spirale. Një tjetër ishte projektuar si një “koloni ajrore” me kopshte qiellore, muze dhe galeri, si dhe një riprodhim të Piramidës së Madhe në krye.

Megjithatë, shumica përputheshin me estetikën e Eiffelit dhe ishte një prej tyre që Watkin zgjodhi si fitues, të paraqitur nga arkitektët londinez Stewart, McLaren dhe Dunn.

“Propozimi fitues ishte një version më i hollë i Kullës Eiffel. Shumë e ngjashme me profilin origjinal, por struktura ishte disi më e dobët”, thotë Costelloe. Me 365 metra, ishte gjithashtu rreth 54 metra më i gjatë se objekti parisien, e cila atëbotë ishte ndërtesa më e lartë në botë.

Të gjitha shënimet u mblodhën në një katalog, botuar në vitin 1890, i cili përshkruante projektin në detaje dhe zbuloi se kulla e Londrës do të ishte “shumë më e gjerë” se Eiffel dhe përfshinte “restorante, teatro, dyqane, banja turke, shëtitore, kopshte dimërore dhe një shumëllojshmëri argëtimesh të tjera”, të gjitha të arritshme nëpërmjet një shpikjeje të fundit, ashensorit elektrik.

Një kuvertë vëzhgimi do të ofronte pamje panoramike dhe vëzhgime astronomike, të ndihmuara nga “pastërtia e ajrit” që gjendet në një “lartësi të tillë të pamasë”.

Megjithatë, pas propozimit fillestar, dizajni i propozuar u zvogëlua në mënyrë që ndërtimi të jetë më i lirë dhe “këmbët” u reduktuan nga tetë origjinale në katër, të njëjtin numër si Eiffel.

Ndërtimi filloi në vitin 1892 dhe faza e parë – afërsisht 45 metra e lartë – përfundoi tre vjet më vonë.

Wembley Park ishte hapur një vit më parë dhe po shijonte një sukses të moderuar, por kulla kishte ende një rrugë të gjatë për të bërë – dhe kishte diçka që nuk shkonte me të, transmeton Telegrafi.

“Kur arritën në fazën e parë, shpejt u bë e qartë se ndërtesa ishte duke ‘u fundosur’. Jo aq keq sa nuk mund ta përdornin atë, por ata sigurisht e kuptuan se do të kishin probleme të mëdha nëse do të vazhdonin ta ndërtonin atë më lart, duke rritur tendosjen në këmbë”, thotë Costelloe.

Megjithëse u hap për publikun dhe u instaluan ashensorë, kulla ishte e pafat.

“Një nga problemet kryesore ishte se Watkin vdiq në vitin 1901”, shton Costelloe.

“Ai kishte qenë forca shtytëse pas projektit dhe me vdekjen e tij gjithçka që mbeti ishte një llogaritje racionale e kostove dhe përfitimeve. Njerëzit mund të ngjiteshin në fazën e parë, por kjo nuk ishte aq e lartë sa për të marrë një lloj pamje panoramike. Pamjet që mund të merrni nga maja e Kullës Eiffel dhe zona përreth. Thjesht nuk kishte mjaft vizitorë dhe fonde për të paguar përfundimin”, pohoi ai.

Një vit pas vdekjes së Watkin, kulla u shpall e pasigurt dhe u mbyll. Menjëherë pas kësaj u shemb me dinamit. Zona përreth Wembley, megjithatë, vazhdoi të lulëzonte si një periferi industriale dhe rezidenciale e Londrës.

Në vitin 1923, një stadium, i cili më vonë do të njihej si stadiumi origjinal Wembley, u ngrit në vendin e mëparshëm të kullës. Prishja e saj për t’i hapur rrugë stadiumit aktual Wembley përfundimisht zbuloi themelet e kullës, ku u ndërmor puna për të ulur nivelin e fushës së re.

Ishte një kujtim i vonë i kullës së dështuar, referuar edhe nga një pijetore në zonën e quajtur “Watkin’s Folly” (ajo u mbyll përgjithmonë në vitin 2019).

Çuditërisht, Kulla e Watkin do të ishte ende ndërtesa më e lartë e Londrës sot, duke tejkaluar rrokaqiellin The Shard me pothuajse 49 metra.

Por a do të ishte një pikë referimi ikonë si Kulla Eiffel?

Ndoshta jo, thotë Costelloe “do të kishte qenë ende një strukturë shumë e madhe në horizont, por që mund të shihej prej disa zonave të caktuara”.

“Duke mos qenë në qendër të Londrës, nuk do të kishte pasur kurrë atë lloj fokusi dominues që ka Kulla Eiffel në Paris”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori