LAJMI I FUNDIT:

Si 10-vjeçar ishte 182 centimetra i gjatë, e në shkollë të mesme arriti në 213 – historia e pakistanezit që sot është afër dy metra e gjysmë

Si 10-vjeçar ishte 182 centimetra i gjatë, e në shkollë të mesme arriti në 213 – historia e pakistanezit që sot është afër dy metra e gjysmë

Pavarësisht faktit se prindërit e tij kanë një gjatësi “normale” të trupit, Mudassiri 21-vjeç, ishte 182 centimetra i gjatë kur ishte vetëm 10-vjeçar, e 213 centimetra derisa ishte nxënës i shkollës së mesme.

Prindërit e tij në fillim ishin të gëzuar që djali i tyre ishte më i gjatë se cilido nxënës tjetër në klasë që ai e kishte, por filluan të brengosen kur arriti gjatësinë prej 182 centimetra.


Mudassir nga Lahore e Pakistanit, thotë se ishte fëmia më i gjatë në shkollë por edhe në lagjen ku është rritur.

“Kam qenë 1.8 metra si 10-vjeçar, kurse në shkollë të mesme arrita në 2.1 metra. Prindërit e mi filluan të brengosen duke parë se unë çdo ditë e më shumë po rritesha. Nuk e dinin se pse po rritesha më shumë se vëllezërit dhe motrat e mia”, ka deklaruar Mudassiri.

Prindërit e dërguan për kontrolle mjekësorë në Lahore dhe Karachi gjatë vitit 2017, ku u thanë se biri i tyre ka një çrregullim hormonal që e bëjnë atë shumë më të gjatë sesa bashkëmoshatarët e tij.

“Herën e fundit kur jam matur ka qenë para një vit e gjysmë dhe isha 246 centimetra”, ka shtuar ai.

Për fat të keq ai ishte prekur mjaft nga bulizmi, pasi bashkëmoshatarët talleshin me gjatësinë e tij.

“Fëmijëria ime ishte normale, por vazhdimisht ngacmohesha nga fëmijët në shkollë. Më quanin me emra të ndryshëm. Kisha problem të ulem në bankat shkollore, në autobus”, ka shtuar Mudassir.

Gjatësia e ka detyruar të vozit motoçikletë sepse nuk mund të futet në një veturë. Numrin e këpucëve e ka 60, kurse pantallonat duhet t’i qep të rrobaqepësi, sepse nëpër lokale nuk mund të gjen që i përshtaten.

Megjithatë ekziston edhe ana pozitive e këtij rrëfimi, ai është regjistruar në një klub lokal të kriketit dhe shpreson të jetë në reprezentacionin e Pakistanit.

Falë gjatësisë arrin i pari në cak për shkak të këmbëve të gjata, ndërsa gjuajtjet i ka të ngjashme me ato të “topave” që dikur përdoreshin nëpër luftëra. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Kalo në kategori