LAJMI I FUNDIT:

Shumica e të rinjve evropianë nuk janë religjiozë

Shumica e të rinjve evropianë nuk janë religjiozë

Një anketim me të rinj të Evropës ka treguar se shumica e tyre më nuk i përkasin ndonjë religjioni të caktuar – ose të paktën nuk i ndjekin rregullat e një religjioni.

Ky raport vjen nga hulumtimet e kryera nga hulumtuesit londinezë, të cilët e kishin analizuar se sa e praktikojnë religjionin personat e moshave nga 16 deri 29 vjet në 21 shtete të ndryshme evropiane, transmeton Telegrafi.


Rezultatet e tyre tregojnë se të paktën 70% e të rinjve britanikë nuk e konsiderojnë veten si praktikues të ndonjë religjioni, ndërkaq 59% prej tyre kanë thënë se asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në ngjarje të ndryshme religjioze.

Republika e Çekisë është shteti ku më së paku të rinjtë e praktikojnë religjionin, ku 91% e të rinjve e identifikojnë veten si persona që nuk i përkasin ndonjë religjioni.

Vendet tjera të cilat kanë shënuar pikë të larta kanë qenë Holanda, Suedia, Estonia dhe Mbretëritë e Bashkuara.

Në anën tjetër, Polonia është vendi ku të rinjtë janë më së shumti religjiozë, ku 83% e tyre e identifikojnë veten si besimtarë apo fetarë.

Stephen Bullivant, profesor i teologjisë dhe sociologjisë së religjionit, beson se të rinjtë më nuk kanë lidhje serioze me religjionin ditët e sotme.

Ai shton se në 10 dhe 20 vitet e ardhshme do të ketë edhe më pak të rinj religjiozë sesa që ka sot. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Lifestyle
Kalo në kategori