Më së shumti reshje në 24 orët e fundit ka rënë në Kriva Pallankë - 66 litra për metër katror, ​​pastaj në Tetovë - 52, Shkup afër Petrovecit - 18 dhe Shtip dhe Vinicë nga shtatë litra për metër katror, ​​njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperaturat minimale të matura sot në mëngjes në orën 08:00 janë: në Kriva Pallankë 14 gradë celsius, Berovë - 15, Shkup-Petrovec, Vinicë dhe Krushevë - 17, Tetovë dhe Shtip - 18, Demir Kapi, Pretor dhe Ohër - 19, Strumicë - 21, Manastir – 22 dhe Gjevgjeli – 23 gradë Celsius.


Moti në gjysmën e parë të natës në pjesët veriore të vendit ka qenë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, më tepër në formë stuhie.

Sot parashihet mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje shiu./Telegrafi/