LAJMI I FUNDIT:

Shumë shërbime transmetimi – për momentin, mos e përzgjidhni asnjë prej tyre

Shumë shërbime transmetimi – për momentin, mos e përzgjidhni asnjë prej tyre

Brenda një kohe të shkurtër lansohet Apple TV+, ndërsa pas dy javësh fillon transmetimi i Disney+.

NBCUniversal nga Peacock fillon pas gjashtë muajsh, derisa dy muaj më vonë nisë transmetimin edhe HBO Max, transmeton Telegrafi.


Derisa për momentin, ekzistojnë edhe shumë shërbime transmetimi nëpërmjet internetit si Netflix, Hulu dhe Amazon Prime, ndërsa ka edhe platforma më të specializuara si Mubi, Shudder dhe DC Universe.

Sikur të kërkohen vetëm disa prej tyre, mund t’ju shpenzohen të gjitha paratë, andaj do dëshironit të përzgjidhni ndonjë, që iu mundëson sa më shumë kënaqësi të shikimit, për pagesë të arsyeshme.

Por, mund të shkoni edhe me një opsion të tretë, që për momentin të mos zgjidhni asnjë prej tyre, të pritni për një kohë, se cila ia vlen më shumë.

Qëndroni për një kohë larg këtyre shërbimeve, luftës që po e bëjnë mes vete, duke dashur të marrin vëmendjen tonë dhe të sigurojnë se do kenë sa më shumë ndjekës me pagesë.

Përcjellja e vlerësimeve dhe numrit të ndjekësve nuk do të mjaftojë, sepse jo gjithmonë, shija juaj përshtaten me shijet e të tjerëve.

Brenda një kohe të konsiderueshme, mund të shikoni në transmetuesit e zakonshëm në televizion, të shikoni programet e zakonshme që janë përcjellë deri më tani.

Së paku për një kohë, derisa gjithçka të kthjellohet dhe të shihet mirë, se cili transmetues çfraë po ofron, si dhe se sa përshtatet me shijen tuaj.

Kjo do të bënte që të kurseni paratë, si dhe të jeni më të qetë pasi të keni paguar për një shërbim, i cili ju përshtate sa më mirë. /Telegrafi/