LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se katër vite nga vdekja tragjike e Sala dhe nëpër procedura të turpshme ligjore – FIFA obligon Cardiffin ta paguajë shumën e transferimit

Më shumë se katër vite nga vdekja tragjike e Sala dhe nëpër procedura të turpshme ligjore – FIFA obligon Cardiffin ta paguajë shumën e transferimit

Pas më shumë se katër vitesh në gjykata, vendimi për transferimin tragjik të Emiliano Salas është zgjidhur.

Cardiff City ka paguar këstin e parë të transferimit dhe FIFA ka urdhëruar klubin e Championship të paguajë dy këstet e fundit për nënshkrimin e sulmuesit të vdekur argjentinas, përkatësisht 6.5 dhe 5.5 milionë dollarë, për të bërë një total prej 12 milionë euro nga 18.5 milionë, që është tarifa përfundimtare e transferimit që klubi uellsian refuzoi të paguante.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, organi më i lartë ndërkombëtar i futbollit gjeti në vendim se “marrëveshja ishte arritur dy ditë para vdekjes së Emiliano Sala”.


Emilano Sala vdiq para katër vitesh, tek tani Cardiff City pagoi këstin e parë te Nantes për transferimin e tij – palët vazhdojnë të jenë në gjyq
Lexo po ashtu Emilano Sala vdiq para katër vitesh, tek tani Cardiff City pagoi këstin e parë te Nantes për transferimin e tij – palët vazhdojnë të jenë në gjyq

Në momentin e vdekjes së tij, lojtari po udhëtonte me një aeroplan privat mbi Kanalin anglez për të finalizuar transferimin në klubin e atëhershëm të Ligës Premier. Cardiff duhej të apelonte në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), por dështoi.

Cardiff tani ka konfirmuar vendimin e FIFA-s, ndërsa L’Equipe gjithashtu raporton se Nantes ishte “i kënaqur me këtë fitore të re”.

Avokatët e klubit francez, Jerome Marsaudon dhe Louis-Marie Absil, i thanë RMT se: “Nantes shpreson që pas katër vitesh procedurash, Cardiff City më në fund do të respektojë angazhimet e tij financiare dhe do të ndalojë ngacmimet e tij procedurale. Nantes është në ankth për të mbyllur përfundimisht aspektin ligjor të këtij aksidenti tragjik”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori