Filmi i shkurtër “Home” është produksioni i parë kosovar që fiton çmimin prestigjioz BAFTA në kategorinë e filmave të shkurtë.
Ceremonia e edicionit të sivjetmë të BAFTA u mbajt në Royal Albert Hall në Londër ndërsa të pranishëm ishin regjisori dhe skenaristi i “Home”, Daniel Mulloy, producentët Shpat Deda, Shpend Qamili, Scott O’Donnell, Afolabi Kuti, Chriss Wattling dhe producentët ekzekutivë Arta Dobroshi, Nora Sahatçiu, Tim Nash dhe Anthony Austin.
“Kosova ishte prapa produksionit në çdo mënyrë. Talenti i ekipit të ri e bën ‘Home’ atë që është. Lidhja e thellë mes mesazhit të filmit dhe humanitetit dhe fuqisë së popullit Kosovar janë të thurura në secilin kuadër të filmit”, ka thënë regjisori Daniel Mulloy.

Filmat e Mulloy kanë fituar me qindra çmime në festivale ndërkombëtare përfshirë Bafra, Bifa si dhe dy nominime për Akademinë Evropiane të Filmit. Daniel e shkroi skenarin e “Home” në Kosovë dhe ai deshi që filmi të jetë një bashkë-produksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe. Duke qenë se Daniel ka kaluar shumë kohë në Kosovë dhe për shkak të dashurisë së tij për këtë vend, ai e kupton potencialin që ka Kosova në aspektin artistik, në kulturë dhe në tregimin e ngjarjeve.
“Home” është bashkë-produksion i DokuFest, Somesuch dhe Black Sheep Studios me aktorë Jack O’Connel dhe Holliday Grainger në rolet kryesore. Filmi 20 minutësh është xhiruar në Kosovë dhe Britani të Madhe dhe e thekson gjendjen e refugjatëve dhe dhunës me të cilën përballen qindra mijëra njerëz në të gjithë globin, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Dokufest.
“Vlerësimi që ‘Home’ e mori në BAFTA është një nder i hatashëm dhe dëshmi e asaj që mund të arrihet kur njerëzit bëhen bashkë për një kauzë humane, në këtë rast për refugjatët. Mbi të gjitha, suksesi i filmit ‘Home’ i jep frymë të re mesazhit të bashkndjesisë që ne synojmë ta ndezim te njerëzit dhe na e mundëson të arrijmë te një audiencë edhe më e gjerë botërore, gjë që ishte qëllimi ynë që nga fillimi. Unë ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar që pata rastin të punoj me një grup njerëzish kaq inspirues gjatë realizimit të këtij filmi”, është shprehur producenti i filmit, Shpat Deda.

“Ky është moment historik për industrinë e filmit të Kosovës. Ne në DokuFest jemi jashtëzakonisht krenarë që kemi qenë pjesë e këtij projekti të udhëhequr nga filmbërësi jashtëzakonisht i talentuar dhe bashkëpunëtori i DokuFest, Daniel Mulloy. Shpresojmë që filmi ynë do të rezonojë me politikëbërësit në marrjen e veprimeve si dhe në ndjenjën e empatisë me gjendjen e miliona refugjatëve në të gjithë botën”, ka deklaruar producenti ekzekutiv i “Home” dhe drejtori ekzekutiv i DokuFest, Eroll Bilibani.
Ekipi i filmit “Home” u përgëzua edhe nga kreu i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, të cilët ishin mbështetësit kryesor të filmit. “‘Home’ është për shumë gjëra. Për Kombet e Bashkuara në Kosovë filmi përfaqëson përkushtimin e kosovarëve për t’u angazhuar në dialogun global për migrim dhe refugjatë, dhe tregon se Kosova mund të bëhet shtëpi e klasit botëror të filmave”, ka theksuar Andrew Russel.
Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci, po ashtu uroj ekipin e filmit me një deklaratë: “Jam me të vërtetë i gëzuar që bashkëproduksioni mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës ‘Home’ u shpërblye me Bafta sot. Uroj regjisorin Daniel Mulloy si dhe ekipin e tij të shkëlqyer të producentëve dhe aktorëve që e arritën këtë sukses të jashtëzakonshëm. Ata janë frymëzim për filmbërësit dhe aktorët e rinj të Kosovës që të ndjekin ëndrrat dhe aspiratat e tyre. Ata e meritojnë gjithë admirimin dhe mbështetjen tonë”.
Kush e bëri filmin?
Në rolet kryesore të filmit luajë Jack O’Connell, Holliday Grainger, Thaliya Lowles dhe Zaki Ramadani.
Ky film u mbështet bujarisht financiarisht dhe me logjistikë nga United Nations Kosovo Team: Zyra e koordinatorit për zhvillim (UNDCO), United Nations Development Programme (UNDP), Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Agjencia për Refugjatë (UNHCR), Fondi i OKB-së për Aktivitete të Popullatës (UNFPA), UN Women, Vullnetarët e OKB-së (UNV) dhe zyra e OKB-së për shërbime të projekteve (UNOPS).
Shumë partnerë të dedikuar kanë qenë të gatshëm ta mbështesin temën e refugjatëve dhe të migrimit të shtjelluar në film përfshirë UNKT, USAID, Fondacionet për Shoqëri të Hapur nga MB, dhe përfshin kontributin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Freud Communications, Forcat e Sigurisë së Kosovës, Bartle Bogle Hegarty, DCM, Policia e Kosovës, Kodak, Kryqi i Kuq Kosovë, Kubestudios dhe shumë përkrahësve të tjerë.

Filmi përfshiu bashkëpunëtorë muzikorë si ColdPlay, Dizzy Rascal dhe Wiley, të cilët e dhuruan muzikën e tyre për filmin.
“Home” është një bashkëproduksion mes DokuFest, Somesuch dhe Black Sheep Studios. Producentët e ‘Home’ janë Shpat Deda, Afolabi Kuti, Tim Nash, Chris Watling dhe Scott O’Donnell.
Producentët ekzekutivë të “Home” janë Arta Dobroshi, Eroll Bilibani, Anthony Austin, Sally Campbell, Andre Des Rochers dhe Davud Karbassioun.
Ekipi i “Home” në Kosovë përfshin Nita Deda, Renea Behluli, Mrine Godanca, Elmedine Morina, Blerta Ismaili, Blerta Basholli, Valter Lucaj, Gezim Ramizi, Ardi Mehmeti, Lorik Kocani, Drilon Potera, Besnik Selimi, Elsen Hasani, Bilbil Shabani, Armend Nimani, Leart Shehu,Fatlum Idrizi, Besart Mehmetii, Enver Konushevci, Dardan Menxhiqi, Gazmend Bajri, Legjenda Banushi, Leonora Mehmeti, Vita Beqiri, Andra Dauti, Agan Asllani dhe Visar Bikliqi.
Ekipi i aktorëve të “Home” nga Kosova përfshinë Zaki Ramadani, Mevlyd Osmani, Adriana Matoshi, Andi Bajgora, Shkelqim Islami, Armend Ismajli, Rebeka Qena, Afrim Mucaj, Fatmire Sahiti, Edison Dabiqaj, Rifat Smani, Armend Zeqiri, Arianit Hoti, Kreshnik Malushai, Leonit Maloku, Allmir Suhodolli, Alban Rexhaj, Fatlum Berisha, Granit Uka, Agnes Nokshiqi, Jan Nokshiqi, Mejreme Berisha, Kreshnik Berisha, Fatlum Hasani, Ermal Sadiku, Mentor Morina, Melihate Qena, Bujar Ahmeti dhe Leon Bicaku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës