Shumë refugjatë duan të kthehen në Turqi, shkaku i kushteve të vështira në Idomeni

E ardhmja e mbi 10 mijë refugjatëve të vendosur në vendkalimin kufitar greko-maqedonas, në Idomeni, vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Shumica prej tyre vazhdojnë të presin me shpresë se një ditë do të hapet “rruga ballkanike” dhe do të vazhdojnë drejt vendeve të Evropës, ndërsa një pjesë prej tyre, për shkak të kushteve të vështira për jetesë në kamp duan të kthehen prapa në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Refugjatët të cilët ndjehen të harruar nga Evropa thonë se Evropa nuk kujdeset për ata dhe e vetmja mënyrë u mbetet të kthehen në Turqi, sepse ky vend u mundëson kushte më të mira për jetesë, përfshirë vendbanimin dhe punën.
Njëri prej tyre është edhe siriani Ibrahim Eshtref, i cili gati tre muaj është i vendosur në Idomeni. Ai i pa shpresë për hapjen e kufjve, thotë se për shkak të kushteve të mjerueshme për jetesë, ka vendosur të kthehet në Turqi.
“Në Izmir kam punuar 1 vjet e gjysëm dhe kam fituar shumë para. Gjatë këtyre tre muajve në Idomeni kam harxhuar të gjitha parat e fituara nga Turqia, kështu që kam kërkuar nga të afërmit të më dërgojnë para dhe të kthehem prapa”, u shpreh Eshtref.
Ndërsa, sirianja Bidajet Maral, e cila në Turqi ka punuar tre vite ankohet se në Idomeni nuk merren masa për të përmirësuar gjendjen e refugjatëve. Ajo shtoi se nëse i jepet mundësia për tu kthyer në Turqi, nuk do të refuzonte.
“Në krahasim të Idomenit, në Turqi kishim një jetë më të mirë. Kishim vend për tu strehuar dhe fitonim para. Së paku fëmijët nuk qëndronin në rrugë dhe kishim mundësi për tu kujdesur për ata”, u shpreh ajo.
Në kamp vërehen rradhët e gjata të refugjatëve të cilët me orë presin për të marrë ushqim apo trajtim mjekësor, ndërkohë jashtë kampit mijëra refugjatë të vendosur nëpër tenda mundohen të mbijetojnë me të ardhura personale, duke u kujdesur vetë për ushqim, mjete higjienike apo nevoja tjera themelore.
Prania e forcave policore në Idomeni është rritur pas incidentit të mbrëmjes së mërkurë, kur rreth 300 refugjatë shtynë një vagon treni drejt bllokut të policisë me qëllim që të depërtojnë në anën tjetër. Hekurudha ndërkombëtare që lidh Greqinë dhe Maqedoninë tashmë gati dy muaj ditë qëndron e bllokuar nga ana e refugjatëve, të cilët, në shinat e hekurudhës kanë vendosur tendat e tyre në shenjë revolte.
Autoritet greke vazhdimisht bëjnë thirrje që refugjatët të lëshojnë kampin në Idomeni dhe të zhvendosen në kampet tjera të ndërtuara nga qeveria greke, mirëpo shumica e refugjatëve refuzojnë duke shpresuar se një ditë do të hapet “ rruga ballkanike”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa