LAJMI I FUNDIT:

Shumë qytetarë të Maqedonisë në varfëri ekstreme

Shumë qytetarë të Maqedonisë në varfëri ekstreme

Ekziston mundësia që deri në fund të vitit të kemi gjithsej 510.000 qytetarë ose ¼ e vendit që jeton në varfëri të moderuar, e cila përfshin të gjithë ata që kanë më pak se 200 denarë në ditë, dhe e vetmja gjë që do t’u mbetet është të mbijetojnë, tha studiuesi ekonomik Branimir Jovanoviq gjatë diskutimit të panelit për temën “Jetë dinjitoze apo mbijetesë?”.

Jovanoviq prezantoi edhe gjetjet e studimit “Ndikimi i inflacionit në varfërinë në Maqedoni”, i cili mat dhe vlerëson se si krahasuar me vitin 2021 rritja e çmimeve në vitin 2023 do të ndikojë në rritjen e varfërisë në vend.


Studimi në vete përmban analizë të dy llojeve të varfërisë, ekstreme e cila përfshin ata që jetojnë me më pak se 60 denarë në ditë, dhe asaj të moderuar që përfshin ata që jetojnë me më pak se 200 denarë në ditë. Këto rezultate tregojnë se varfëria ekstreme si pasojë e kësaj krize do të rritet tek më së paku 12.000 dhe më së shumti 28.000 persona, që është një rritje midis 20-50% krahasuar me gjendjen paraprake, pasi para krizës vendi kishte 56.000 njerëz që jetonin në varfëri ekstreme. Sipas tij, varfëria e moderuar ka shifra edhe më të larta, konkretisht, rritja aty do jetë mes 80.000-160.000 njerëz. “Para krizës ky numër ishte diku rreth 360.000 njerëz, ndërsa të dhënat e fundit mund të arrijnë në 510.000”, u shpreh ai.

Jovanoviq rekomandoi që shteti të ngrijë çmimet dhe t’i mbajë të ngrira për një periudhë më të gjatë kohore, të parandalojë rritjen e çmimeve dhe të vërë nën kontroll inflacionin, si dhe njëkohësisht të rrisë të ardhurat e njerëzve. “Kjo nuk do ta zvogëlojë atë numër. Numri i të varfërve do të rritet në mënyrë drastike, por së paku duhet që kjo të zbutet”, tha ai. Diskutimi u organizua nga Platforma maqedonase kundër varfërisë, me rastin e 17 tetorit, Ditës Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori