Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2017 janë kryer 128 operacione në zemër të hapur. Por, janë edhe 350 pacientë me probleme në zemër që kanë nevojë për intervenim, të cilët prej vitesh janë në listë të pritjes.
Basri Sejdiu, ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, thotë se rastet urgjente për operim kryhen në klinikë dhe nuk presin, kurse për raste tjera, ndodh të pritet edhe me vite. Sipas tij, gjatë vitit 2017, janë operuar pacientët që kanë qenë në listë, që nga vitit 2015.
“Një kohë, gjatë vitit 2017, kemi pasur problem me mungesë materiali dhe nuk kemi mundur të punojmë. Një prej problemeve aktuale e që po zgjat është hapja e sallës së dytë operative, në mënyrë që të kemi numër më të madh të operacioneve. Janë diku 350 njerëz në pritje”.
“Pra, lista është e gjatë, por mendojmë që me këto kapacitete që i kemi dhe me pranimin e stafit të infermierëve mund t’i kryejmë edhe shumë raste. Po planifikojmë që këtë vit t’i kryejmë 250 operacione. Shumica e njerëzve që janë në listë të pritjes, zakonisht presin, por është zgjidhje individuale e secilit se ku merr vendim të shkojë”, thotë Sejdiu.
Ndryshe, Klinika e Kardiokirurgjisë prej vitesh ka funksionuar me vetëm dy kardiokirurgë, derisa së fundmi janë punësuar edhe dy të tjerë me kontrata të rregullta dhe dy mjekë me kontrata mbi vepër.
Për një kohë kjo klinikë ishte mbyllur në mungesë të stafit profesional si dhe mungesës së madhe të aparaturës dhe gjërave të nevojshme për operim në zemër të hapur. Ndërsa, në tetor të vitit 2015, ishte funksionalizuar sërish me vetëm dy kardiokirurgë dhe kishte operuar shumë pacientë.
Operacionet në zemër të hapur, një shërbim që gjatë viteve nuk ka mundur të kryhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pacientët i kanë bërë jashtë institucioneve publike shëndetësore.
Shuma vjetore që Ministria e Shëndetësisë ka të ndarë për programin e trajtimit të pacientëve jashtë vendit, është dy milionë euro në vit, ndërkohë që kërkesat nga pacientët janë shumë më të mëdha.
Kardiokirurgu Adem Grbolar thotë se gjatë ditës në këtë klinikë kryhet vetëm një operacion. Ai shpjegon se po të kishin edhe një sallë operative, do të mund të kryheshin edhe dy operacione në ditë, me çka do të reduktohej lista e pacientëve në pritje për intervenime.
“Lista e pritjes është e gjatë, por ne kemi nevojë për kapacitete shtesë, si dhe staf të mesëm. Kemi nevojë shumë edhe për një sallë shtesë dhe do të mund të kryheshin dy operime gjatë ditës. Qëllimi ynë është që ta reduktojmë këtë listë, por kjo listë me pacientë është e bartur prej vitesh”, thekson Grbolar.
Po ashtu, edhe rastet e fëmijëve të lindur me anomali në zemër, vazhdojnë të mos operohen në Kosovë. Kjo në mungesë të shërbimit të Kardiokirurgjisë Pediatrike.
Gjatë një viti, sipas profesionistëve shëndetësorë, rreth 150 fëmijë kërkojnë ndihmë për intervenim në zemër. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministri italian i Mbrojtjes pritet me ceremoni zyrtare, konfirmon mbështetjen në proceset e anëtarësimit në NATO dhe BE
Mickoski: Koalicioni i OBRM-PDUKM-së “Maqedonia jote” qëndron pas valës së ndryshimeve
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit
Lajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia