LAJMI I FUNDIT:

Shumë dhurata nga Gentli Shoes për SOS fshatin në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Shumë dhurata nga Gentli Shoes për SOS fshatin në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

1 Qershori shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ku e gjithë bota feston me anë të aktiviteteve dhe ngjarjeve të ndryshme kompania lidere e këpucëve në Kosovë, Gentli Shoes i është bashkangjitur kësaj feste në mënyrë të veçantë.

Gentli Shoes dhuroi 58 palë këpucë nga koleksionet e brendeve Ciciban dhe Clarks, për fëmijët e grupmoshave të ndryshme të SOS fshatit.

Kompania e cila operon edhe në Shqipëri, kontribut të ngjashëm ka bartur edhe në Tiranë– duke i dhuruar kështu 21 palë këpucë ekstra për organizatën “Fundjavë Ndryshe”.

Rrjeti i dyqaneve të këpucëve ka zbuluar për Telegrafin se do të vazhdojnë të kontribuojnë tek organizatat e ndryshme.

Kjo iniciativë domethënëse – vërteton se Gentli vazhdon të mbetet kompani e cila njërin prej fokusit kryesor i ka fëmijët.