LAJMI I FUNDIT:

Shumë çifte bëjnë seks anal dhe nuk e dinë se çfarë rrezikojnë: Për çdo gjë fajin e ka tendenca e të pasmeve të mëdha

Shumë çifte bëjnë seks anal dhe nuk e dinë se çfarë rrezikojnë: Për çdo gjë fajin e ka tendenca e të pasmeve të mëdha

Qe se si marrëdhënia anale mund të shkaktojë probleme shëndetësore, kini kujdes!

Shumica e temave tabu te të rinjtë, pos temave të tjera seksuale, është edhe seksi anal.


Kur është koha për të dhe a është fare i “shëndetshëm”?

I parë shpesh në filma për të rritur dhe duke marrë parasysh trendin e fundit në të cilin femra ideale karakterizohet nga një prapanicë e madhe, për meshkujt seksi anal nuk është më një fantazi, por një pritshmëri realiste në një marrëdhënie me partneren, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, gjithçka varet nga individi. Disa femra e shijojnë, ndërsa për të tjerat është një eksperiencë e dhimbshme dhe stresuese, por për të kënaqur partnerin e tyre megjithatë janë dakord me të.

Vetëm në SHBA dhe Britani të Madhe më shumë se një e katërta e femrave kanë pasur marrëdhënie anale me partnerin e tyre. Dhe arsyet janë të ndryshme: disa e kanë bërë vetëm nga kureshtja, të tjerat për shkak se e shijojnë ose sepse janë ndjerë nën trysninë e partnerit.

Dy mjeke, Tabitha Gana dhe Leslie Hunt, theksuan anët negative të marrëdhënies anale dhe deklaruan se mund të shkaktojë dhimbje, gjakderdhje, pamundësi për të kontrolluar urinimin dhe lëndime tjera afatgjata.

“Seksi anal ka kaluar nga bota e pornografisë në botën e mediave”, theksuan ato. Dhe kështu, në disa seriale të njohura si “Sex and the City” apo “Euphoria” aktuale, ai u bë i pranueshëm.

“Nuk konsiderohet më sjellje ekstreme në një marrëdhënie, por tregohet në të vërtetë një përvojë e dëshirueshme dhe e këndshme”, shpjegoi dr. Gana.

Seksi anal është një tjetër gjë që çon në rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, sepse shpesh shoqërohet me konsumimin e alkoolit, drogës, ndryshimin e partnerit dhe mospërdorimin e prezervativëve.

Gjithashtu, femrat që e ushtrojnë më shpesh vuajnë nga problemet me urinimin, ndërkohë që sipas kirurgëve lëndimet në anus mund të sjellin probleme të mëtejshme.

Prandaj është e rëndësishme që të flisni me partnerin përpara se të hyni në këtë lloj marrëdhënieje, por edhe të edukoheni mjaftueshëm e të jeni të përgatitur mirë.

Nëse jeni ende adhurues i seksit anal, sigurohuni që të përgatiteni siç duhet – këto janë disa nga këto këshilla. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori