LAJMI I FUNDIT:

Më shumë brengosen për inflacionin se për luftën në Ukrainë apo pandeminë, gjermanët frikësohen se duhet ta ndryshojnë mënyrën e jetës

Më shumë brengosen për inflacionin se për luftën në Ukrainë apo pandeminë, gjermanët frikësohen se duhet ta ndryshojnë mënyrën e jetës

Ngritja e çmimeve po brengosë konsumatorët më shumë sesa lufta në Ukrainë apo pandemia e COVID-19. Pothuajse çdo i treti gjerman po frikësohet se do të duhet ta ndërrojë stilin e jetës. Kjo është një prej pyetjeve më të shpeshta që po bëhet në Gjermani gjatë sondazheve të realizuara.

Një sondazh i realizuar së fundmi nga kompania Mekinzi, është publikuar këto ditë. Aty thuhet se rreth 40 për qind nga rreth 1.000 persona që janë anketuar, kanë deklaruar se brenga e tyre më e madhe aktualisht është inflacioni, 34 për qind kanë theksuar invazionin rus në Ukrainë, e vetëm tetë për qind pandeminë e COVID-19, transmeton Telegrafi.

Gati një e treta e të anketuarve frikësohen se për shkak të ngritjes së çmimeve, do të detyrohen të kufizojnë mënyrën e tyre të jetesës në disa rajone të caktuara. Frika nga ngritja e çmimeve ka kapluar në veçanti ata me të hyra më të vogla. Dy të tretat e të anketuarve presin që çmimet të ngritën akoma në 12 muajt e ardhshëm.

“Dy vitet e coronavirusit pa dyshim që kanë lënë gjurmë, por tani njerëzit për shkak të inflacionit dhe invazionit rus në Ukrainë, janë disi më pesimistë sesa që ishin më herët”, shkruan Deutsche Welle duke u bazuar në sondazhin e realizuar nga eksperti i Mekenzi, Markus Jakob.

Sipas tij, qytetarët po i ndiejnë më shumë çmimet, dhe po shohin se si në fund të muajit po u mbeten më pak para në portofol.

Edhe ata që fitojnë më mirë kanë filluar t’i ndryshojnë shprehitë e tyre sa i përket shpenzimeve. Dy të tretat e të anketuarve në kohën e fundit çdo herë e më shumë po shpenzojnë paratë në ushqim, 61 për qind kanë shpenzuar më shumë në benzinë dhe transport, si dhe energji elektrike.

Si pasojë e kësaj çdo i treti person ka kufizuar shprehitë e tij sa i përket shpenzimit. Frenohen kur flitet për kozmetikë, rroba, ahengje dhe udhëtime. /Telegrafi/