LAJMI I FUNDIT:

Majori i KFOR-it për zjarret: Do të ofrojmë ndihmën tonë me të gjitha mjetet që i kemi

Majori i KFOR-it për zjarret: Do të ofrojmë ndihmën tonë me të gjitha mjetet që i kemi

Kur nga toka nuk u arrit të fiken zjarret u paraqit nevoja të intervenohet nga ajri.

Por, për ta bërë këtë gjë në këtë terren në veri të Kosovës u dashtë të intervenoj KFOR-i.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, përdori helikopter për t’i shuar zjarret në këtë pjesë të vendit.

Pos, në veri KFOR-i për ti shuar zjarret ka ndërhyrë edhe në bjeshkët e Rugovës.

E për gjithë këto intervenime për RTV Dukagjinin, ka dhënë detaje majori i këtij misioni Zach Fike.

Ai thotë se misioni i tyre nuk është për të shuar zjarret, por megjithatë po i dalin në ndihmë autoriteteve të vendit në parandalimin e zjarreve.

“Misioni ynë në Kosovës është që t’iu ndihmojmë të gjitha komuniteteve, që të ndihen të sigurt dhe të lëvizin lirshëm. Pavarësisht që zjarret nuk janë në fokusin tonë, ne në çdo kohë kur autoritetet e vendit na kërkojnë, do t’iu ofrojmë ndihmën tonë me të gjitha mjetet që i kemi”, deklaroi Zach Fike, përcjell Telegrafi.

Fike thotë se në terren, kanë pasur bashkëpunim të mirë me zjarrfikësit e Kosovës.

E po ashtu po ndjehet krenarë me kontributin e banorëve lokal për t’i shuar zjarret.

“Kur kemi intervenuar afër zonës së Leposaviqit, ekipet e zjarrfikësve të Kosovës dhe policët ishin në terren, ata po punonin me kujdes. Kur fatkeqësisht zjarri filloi të dilte jashtë kontrollit, ata në kërkuan që t’iu ndihmojmë nëpërmjet helikopterëve që grumbullojnë sasi të mëdha uji. Isha shumë i emocionuar dhe krenar, kur i pashë banorët lokal dhe autoritetet e Kosovës që ndihmuan në shuarjen zjarreve”.

Së fundmi për shkak të temperaturave të larta disa rajone të Kosovës janë përfshirë nga zjarri dhe misioni i KFOR-it është angazhuar për t’i shuar ato./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori