I nxehti dhe dielli dehidratojnë. Ja se çfarë mund të bëni për të shuar etjen e epidermës dhe për të shmangur rrudhat.
Dëgjojmë shpesh, në këtë periudhë, që hidratimi e ruan lëkurën të re, ndërsa dehidratimi e plak, sepse, duke e tharë, e mbush me rrudha. E si është një lëkurë e hidratuar?
Zbuloni nëse jeni e hidratuar
Sa më shumë shtresa brinore (shtresa e jashtme) e lëkurës tuaj avullon ujin që përmban (një 35 për qindësh të mirë), aq më shumë formohen rrudha. Pra, duke mos patur më mbështetje, është sikur të jetë bosh dhe, sa herë që shtrëngoni sytë apo bëni një ngërdheshje, palat e lëkurës nuk shtrihen më dhe, me kalimin e kohës, bëhen rrudha. Bëni testin e dehidratimit. Nëse, kur shtypni me gisht mbi njërën këmbë (ose në njërin krah), shikoni që mbi lëkurën poshtë gishtit degëzohen shumë mini rrudha, si një kurorë, ky është dehidratimi, transmeton Telegrafi.
Pse ka ndodhur
Nëse lëkura juaj është tharë, ndoshta, ju keni pirë më pak se sasia e lëngjeve të domosdoshme për organizmin (1 litër e gjysmë), kur gjatë verës qëndroni në diell. Ose ndoshta nuk jeni mbrojtur mjaftueshëm me një krem të mirë diellor. Ose jeni larë shumë në det, gjë që është mrekullisht hidratuese, por, kur keni dalë nga uji, nuk jeni tharë menjëherë: kjo është shumë dehidratuese, sepse pikat e ujit bëjnë që të avullojë edhe shtresa e hollë e dhjamit, që mbulon lëkurën.
Nuk duhet të harroni edhe moshën: ndryshe është dehidratimi para moshës 40 vjeçare (që mund të rregullohet me një krem hidratues), ndryshe është dehidratimi pas moshës 50 vjeç kur, me ardhjen e menopauzës, lëkura dehidatohet për arsye të sajat, pra ka nevojë për kremra të aplikuara në mënyrë konstante.
Çfarë duhet bërë
Së pari mos bëni gabimet e lartpërmendura. Në mbrëmje, pasi të ktheheni nga plazhi, aplikoni një krem hidratues. Ose mund të përdorni kremin pas diellit, edhe në fytyrë, sepse këto kremra janë të gjithë me aloe, bima me përmbajtje më të madhe uji në natyrë: rehidratimi do të jetë gati i menjëhershëm.
Nëse kremi pas diellit ka mbaruar dhe diku në banjë ju ka mbetur një krem, që nuk dini a është hidratues, ushqyes, apo zbutës, mos e hidhni. Kur lëkura është e etur, gjithçka shërben. Por shtrijeni në lëkurë të lagësht (të sapolarë), kështu që pikat e ujit do ta mbërthejnë dhe do ta çojnë më thellë kremin. Nëse keni dy ose tre kremra, që po mbarojnë, përziejini përmbajtjet e tyre: janë të mira për të zbutur këmbët ose krahët, aty ku lëkura po luspëzohet.
Luspëzimet
Nëse lëkura fillon të luspëzohet, është mirë të përpiqeni t’i zbusni sa më shumë luspëzimet apo t’i hiqni me një dorezë të ashpër apo një scrub? Parapëlqehet të mbahen derisa të ngrihen spontanisht; por kur fillojnë të ngrihen vetvetiu, është mirë ta ndihmoni procesin.
Të laheni me kujdes, nuk shërben; shërben më shumë që të mos përdorni shamponat e vaskave, që gjithmonë e thajnë paksa lëkurën. Është mirë të lyeni me vaj plazhi dhe pastaj të shkumëzoheni: bien vetëm luspat që duhet të bien, ndërsa lëkura zbutet. Pastaj përdorni hidratuesin.
A e dinit?
* Uji i detit e lëmon lëkurën: sipas dermatologëve, banjot e shpeshta në ujin e detit (dhe menjëherë më pas shpëlarja me ujë të ëmbël) ndihmojnë lëkurën e ekspozuar në diell të mbetet e butë.
* Klori i pishinave (që shpesh shtohet edhe në ato me ujë deti) e dehidraton lëkurën. Bëni një dush menjëherë pas larjes në pishinë.
* Ka grada të ndryshme dehidratimim, me e rënda është ajo që arrin dermën dhe e pengon të mbajë ujin. Por ky është një rrezik i skajshëm që mund të ndodhë, vetëm në temperatura shumë të larta ose duke qëndruar për shumë ditë në një barkë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame