Të gjithë e kemi përjetuar këtë. Çfarë? Uljen në tualet dhe zërat e çuditshëm për të bërë një lëvizje të zorrëve.

Por, çfarë nëse do ta kuptonit se vetëm shtypja e një “butoni” të vetëm do ta nxirrte tërë jashtëqitjen?

Jo, ky buton nuk është aplikacion, prandaj mbajeni larg celularin. Butoni është i ndërtuar brenda trupit dhe ekspertët e akupunkturës thonë se butoni, të cilin e quajnë “deti i energjisë”, mund të gjendet shumë lehtë, transmeton Telegrafi.

Vetëm matni tri gishta gjerësi poshtë kërthizës. Por, fillimisht sigurohuni të jeni në tualet. Pastaj, me tre gishtat e parë e shtypni “butonin e jashtëqitjes”. Gjatë kësaj faze merrni frymë thellë.

shutterstock_125706017

Vazhdoni ta shtypni derisa të filloni të ndjeheni mirë. Kjo mund të zgjasë nga 10 sekonda deri në tre minuta.

Si funksionon kjo?

Sipas Dr. Michael Reed Gach, terapist i akupunkturës, butoni i jashtëqitjes funksionon duke i gjallëruar proceset shëruese të trupit. Pjesë e madhe e këtij shërimi është heqja e toksinave.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se edhe masazhi abdominal (si prekja e këtij butoni) shkakton një trazim në trup, gjë që e krijon nevojën për të jashtëqitur.

Dr. Gach thotë se përveç jashtëqitjes, butoni liron edhe gazra, i zvogëlon dhimbjet e menstruacioneve, e përmirëson sistemin e tretjes etj. /Telegrafi/