LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet gjykimi për vrasjen e Nazmi Ajetit (Video)

Shtyhet gjykimi për vrasjen e Nazmi Ajetit (Video)

Seanca e gjykimit të Valon Eminit të akuzuar për vrasjen e Nazmi Ajetit është shtyrë me kërkesë të palës së dëmtuar.

Valon Emini i akuzuar për vrasjen e Nazmi Ajetit, dukej shumë i tensionuar, teksa po priste leximin e aktakuzës ndaj tij, por kjo nuk ndodhi të premten dhe u shty për 24 qershor.

Emini akuzohet se në gjendje të tronditjes së fortë mendore vrau Nazmi Ajetin 17 dhjetor 2015 në fshatin Milloshevë të Obiliqit.


Kur pritej leximi i aktakuzës ndaj Eminit, Naim Rudari, përfaqësues i familjes së dëmtuar kërkoi nga gjyqtari Arben Hoti që kjo seancë fillestare të shtyhet.

“Sot kam marrë autorizimin, por as unë e as familja nuk jemi pajisur me shkresat e lëndës dhe kërkojmë që kjo seancë të shtyhet me qëllim që të pajisemi me shkresat e lëndës për këtë çështje penale, sepse ne sot nuk jemi në gjendje të japim asnjë mendim për këtë çështje”, kërkoi Rudari.

Me këtë propozim u pajtua edhe prokurori Feti Tunizliu i cili në këtë gjykim e zëvendësoi prokurorin Ilaz Beqiri.

“Do të ia përcjelli prokurorit këtë informatë që të pajisen edhe pala e dëmtuar, propozo që të shtyhet seanca”, tha prokurori

Për dallim nga Rudari dhe prokurori Tunuzliu, Tahir Rrecaj, avokat i të akuzuarit nuk u pajtua me këtë propozim.

“Konsideroj se nuk është e arsyeshme shtyrja e seancës pasi siç jemi marrë vesh me klientin tim, ky do ta pranojë fajësinë në të gjitha pikat e aktakuzës, pra konsideroj se nuk ka nevojë që të shtyhet seanca”, deklaroi Rrecaj

Propozimi i avokati Rudari u miratua nga gjyqtari Arben Hoti dhe seanca u shty për 24 qershor.

“Aprovohet propozimi i përfaqësuesit të palës së dëmtuar avokatit Naim Rudari që seanca e sotme të shtyhet me arsyetimin që pala e dëmtuar të pajiset më shkresat e lëndës. Me qëllim të transparencës dhe mbarëvajtjes së shqyrtimit dhe të gjithë procesit, gjykata e sheh të arsyeshme që me shkresat e lëndës të pajisen të gjitha palët,” tha Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori