Mbajtja e Festivalit të Filmit në Kanë, shtyhet për herë të parë në historinë e tij shumëvjeçare.

Festivali vjetor që është dashur të bahet në datat nga 12 maji deri më 23 maj, shtyhet për shkak të pandemisë së koronavirusit. Festivali nuk ka gjasa të mbahet para qershorit e korrikut, por gjithçka varet nga rrjedhat e pandemisë dhe vendimet e organizatorëve. /Telegrafi/